Erjon Alibej

Kronikë

‘Plumbi i artë’, Erjon Alibej ‘kërcënon’ gazetarët: Më kanë prekur në familje! Seanca shtyhet për nesër

10 Prill, 11:34| Përditesimi: 10 Prill, 11:37

  • Share

Erjon Alibej, njëri nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, reagoi këtë të enjte në seancën gjyqësore të “Plumbit të Artë”,  ku pretendoi se disa media kanë insinuar duke e prekur atë dhe familjen e tij në moral.

Duke iu drejtuar gjykatës, Alibej u shpreh se në rast se do përsëritet e njëjta gjë atëherë ai do të duhet t'i drejtohet me kërkesë trupës gjyqësore që në seancë të jetë i pranishëm ose ai, ose gazetarët e kronikës.

“I sugjeroj gazetarëve të kthejnë gishtin nga vetja përpara se të flasin për të tjerët. Jemi pak të shqetësuar për këtë situatë”, u shpreh bashkëpunëtori i drejtësisë përpara togave të zeza.

Seanca gjyqësore nuk u zhvillua këtë të enjte, duke u shtyrë për të martën në orën 10.00, për shkak të mungesës së dy mbrojtësve ligjorë.

Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit deri në seancën e ardhshme.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?