Pas një beteje gjyqësore 2 mujore me avokatin e Gentian Sharrës, Sokol Hazizaj, me të cilin rezulton kushëri, gjyqtarja e Durrësit EntelaShedula nuk do të jetë pjesë e treshes së gjyqtarëve që do të gjykojë dosjen “Plumbi i Artë” në Gjykatën e Posaçme.
Pas kërkesës së Prokurorisë për përjashtimin e saj nga trupi gjykues, është vendosur largimi dhe zëvendësimi me një tjetër gjyqtar. Me vendim të KLGJ-së, për shkak të ezaurimit të gjyqtarëve të posaçëm në këtë proces, është emëruar gjyqtari Taulant Banushi.
Më herët për gjyqtaren Entela Shedula janë depozituar dy kërkesa të tjera për përjashtimin e saj nga dosaj ku bën pjesë bashkëpunëtori I drejtësisë Nuredin Dumani gjë për të cilën nuk janë miratuar.
Kërkesën e parë e kanë bërë avokatet, për shkak se gjyqtaria kishte lidhje familjare me një nga avokatin e të pandehurit Gentian Sharra, i cili është Sokol Hazizaj.
Në seancën e parë kërkesa e tyre u rrëzua duke përjashtuar në rrethana të paprecedenta gjyqësore avokatin nga ky proces dhe duke ia hequr të drejtën Gentian Sharrës për t’u mbrojtur më avokatin e tij.
Pas disa ditësh vetë gjyqtarja Shedula paraqiti një kërkesë për tu larguar nga ky proces për të cilën një trup tjetër vendosi rrëzimin e saj.
Në këto kushte prokurori Behar Dibra depozitoi edhe kërkesën për përjashtimin e gjyqtares ku kësaj radhe gjeti aprovim.
Në këtë proces gjyqësor, janë 3 dëshmitarë të drejtësisë Nuredin Dumani, Skerdi Tase dhe Erjon Alibej si dhe 17 persona të tjerë që akuzohen për një sërë ngjarjesh kriminale.