Talo Çela, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej

Kronikë

'Plumbi i artë'/ Munguan avokatët, GJKKO shtyn për më 17 qershor seancën e radhës, pezullon afatet e paraburgimit për të pandehurit!

12 Qershor, 16:49| Përditesimi: 12 Qershor, 16:59

  • Share

Gjykata e Posaçme shtyu për në datën 17 qershor, ora 10:00, seancën për dosjen “Plumbi i Artë”, ku po dëshmon prej dy javësh bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, i akuzuar si kreu i një prej grupeve kriminale në Elbasan, që porosiste me pagesë atentate hakmarrëse ndaj personave që dyshonte se ishin përfshirë në atentatin e ekzekutimit të vëllait të tij, xhaxhait dhe një miku turk më 2018, në atë që njihet si “Masakra e Bradasheshit”.

Mungesa e disa avokatëve të të pandehurve nga SPAK, u bë edhe shkak për shtyren e procesit, teksa gjykata me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme pezulloi edhe afatet e paraburgimit për të gjithë të pandehurit në dosje.

Më parë kishte dëshmuar edhe i penduari tjetër Nurdin Dumani, që ka treguar se si drejtonte skuadrën e vrasësve, me kë bashkëpunonte, kush bënte pagesat dhe urdhrat për atentatet në të paktën një dekadë.

Alibej dhe Dumani deri tani kanë rrëfyer konfliktet dhe luftën e përgjakshme me dy grupet e tjera të Elbasanit, të Suel Çelës dhe vëllezërve Çopja, ish-miq të dikurshëm të tyre, sherre të nisura për pazaret e drogës dhe të përfunduara në armiqësi jashtë dhe brenda vendit.

Gjithashtu gjuetinë ndaj Talo Çelës, si njeriu që Alibej dyshon se drejtoi grupin e ekzekutorëve ndaj vëllait të tij në Bradashesh.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?