Kronikë

‘Plumbi i Artë’/ GJKKO dëgjon dëshminë e Nuredin Dumanit e dy të penduarve të tjerë me dyer të mbyllura! Avokatët ikin nga salla: Të jetë edhe media

17 Dhjetor 2024, 09:36| Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 15:44

  • Share

TIRANË- Në procesin ndaj Nuredin Dumanit në Gjykatën e Posaçme, të penduarit të dosjes “Plumbi i artë”, prokurorja Doloreza Musabelliu kërkoi sot (17 Dhjetor) që dëshmia e tij të bëhet me dyer të mbyllura.

Pas debateve të forta në sallë, sepse avokatët dhe të pandehurit kundërshtuan dhe kërkuan seancë me dyer të hapura, GJKKO vendosi që ajo të mbahej me dyer të mbyllura për dëshminë e 3 bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Prokurorja kërkoi seancë me dyer të mbyllura me argumentin se mund të dalin të dhëna per persona që janë ende në hetim, por edhe për ruajtjen e sigurisë së bashkëunëtorëve. 

Kjo kërkesë ka hasur kundërshtimin nga disa prej avokatëve mbrojtës dhe vetë të pandehurit në procesin e SPAK në GJKKO, që kërkuan prezencën e mediave në sallë dhe që dëshmia të jetë publike. Avokatët u larguan nga salla. 

I pandehuri Petrit Qoli u shpreh:

“Kam 1 vit e gjysmë në burg dhe dua që fjala ime të jetë transparente dhe të bëhet me dyer të hapura”.

Kurse avokatët deklaruan:

“Pavarësisht se në seancën e parë nuk ishte kjo kërkesë, duket e çuditshme pse prokuroria ka kërkuar një gjë të tillë. Sipas ligjit, kur dosja kalon për gjykim, nuk ka me sekret hetimor”.

I akuzuari tjetër Adrian Uzuni tha se media duhej në sallë, pasi ndaj tij janë thënë shumë gjëra nga "mashtruesi Nuredin Dumani":

“Unë jam baba i 3 kalamajve dhe media çfarë nuk ka shkruajtur për mua duke marrë për bazë fjalët e një mashtruesi. Unë dua që media të jetë në sallë dhe të dëgjojë. Dua vetëm drejtësi”.

Pasi dëgjoi palët, GJKKO u tërhoq për të marrë vendim në lidhje me kërkesat. Në fund Gjykata vendosi që shqyrtimi të bëhet me dyer të mbyllura, derisa të dëshmojnë tre bashkëpunëtorët e drejtësisë. Pas këtij vendimi të pandehurit dhe avokatët e tyre braktisën seancën.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/12/2024 04:00

    Cfare shteti bananesh qe kemi! Artikulli thote ne fund, qe te pandehurit e avokatet e tyre braktisen seancen.Ne cilin vend te botes perendimore me shtet e drejtesi te forte degjon /te braktiset/ seanca nga palet pjesemarrese?!

    Përgjigju
  • veri: 17/12/2024 15:37

    krimineli do drejtesi..,,te ishte enveri ju kishte cuar ne boten tjeter per 3 dite...

    Përgjigju
  • Beni: 17/12/2024 13:03

    Po pse nuk i vene ne gjume keta kriminela dhe te mos zgjohen me apo dhe krimi paska te drejta qe duhen respektuar ata qe jane vrare nuk kane pasur te drejta o mortja qe nuk i ha me prokurore me gjykates ne Shqiperi .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?