Itali- Policia Kufitare e Triestes arrestoi 6 persona të kërkuar, mes të cilëve 3 shqiptarë, të cilët po tentonin t'i shpëtonin dënimit në Itali dhe po largoheshin për t'u kthyer në vendlindje.
Tre prej tyre ishin rumunë dhe tre shqiptarë, të gjithë të kërkuar për krime të lidhura me tregtinë e drogës, mbajtjen e armëve, marrjen e mallrave të vjedhura dhe falsifikimin e dokumenteve.
Të arrestuarit u transferuan në burgun lokal, për të vuajtur dënimin, kurse identitetet nuk u bënë të ditura.
"Operacioni konfirmon se si kontrollet në pikat kufitare luajnë gjithashtu një rol vendimtar në gjurmimin e individëve me precedentë përkatës penalë, duke i penguar ata të shmangin drejtësinë", shkruante sot (29 Tetor) media lokale "Triestecafe".
Të kërkuarit iu nënshtruan izolimit, në pritje të proceseve dhe dënimit.