"Po bëjmë shumë qejf se doja të provoja veten në Itali", 'Roma Camp' për 4 ditë në Tiranë! Trajnerët: Më të talentuarit do përzgjidhen

7 Prill 2023, 13:14| Përditesimi: 7 Prill 2023, 16:52

  • Share

120 fëmijë shqiptar po sterviten në kompleksin 'Football Republuic' nën drejtimin e trajnerëve të Romës në kampin e organizuar nga klubi italian. Ata do qendrojnë këtu për katër ditë për të ndarë eksperiencën me të vegjëlit të cilët ëndërrojnë të bëhen futbollist të mëdhenj.

“Unë jam 12 vjeç dhe sapo kam filluar futbollin për herë të dytë. Stërvitja ka shkuar shumë mirë, jam argëtuar shumë dhe ka qenë shumë qef. Stërvitja është më e gjatë se zakonisht,”-u shpreh një fëmijë.

“Nuk është e njëjta stërvitje, por ushtrimet kanë të njëjtën teknikë dhe bëhet për të përmirësuar lojtarët. Unë prisja diçka shumë më të vështirë sepse këto më duken gjëra të thjeshta, pasi i praktikojmë çdo ditë në strëvitje,”-tha një tjetër fëmijë.

“Nga trajnerët italianë mësova një stërvitje të mirë. Na e shpjegojnë shumë mirë ushtrimin. Unë doja shumë të provoja aftësitë e mia në Itali sepse atje është një vend europian,”-deklaroi një fëmijë tjetër.

Dëshira e madhe e fëmijëve për këtë kamp nga një klub prestigjioz i Seria A është përcjellë edhe te trajnerët.

“Duke qenë se kam qenë edhe në kampe të tjera, ky kamp ka një të veçantë të madhe që fëmijët janë tepër të argëtuar, të gëzuar. Vijnë para nesh, na pyesin kur do fillojmë sot, si do zhvillohet loja, stërvitja,”-u shpreh Mandrid Dulo, trajner futbolli.

Përveç çertifikatave për fëmijët më të talentuar do të ketë të tjera benefite.

“Në pretendojmë që këta të cilët do zgjedhim, që janë të prirur për t’u bërë futbollist, të zgjidhen për evente të tjera,”-deklaroi Mandrid Dulo, trajner futbolli.

Roma Camp vjen në Tiranë në kuadër të ‘Qytetit Europian të Sportit’, ndërsa për organizimin ka patur interes edhe nga skuadra të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?