SHKODËR- Dy Jet-Ski janë përplasur në plazhin e Velipojës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme dhe përplasje mes dy motorëve të ujit ka ndodhur 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë si pasojë e manovrave të gabuara.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një 19 vjeçar italian, Nicola Iorio, pasi nuk mundi tiu mbijetoi plagëve të marra dhe humbi jetën në spitalin e Shkodrës.
Të dy turistët italianë morën plagë, por 19 vjeçari mori plagë të rënda në kokë dhe në qafë si pasojë e përplasjes.
Nga hetimet e deritanishme, janë marrë në pyetje edhe poseduesit e Jet Ski, raporton gazetari Ergys Kavaja. Dy mjetet motorike janë marrë konfrom rregullave. Dhe vetë italiani tjetër ka pohuar që kanë qenë duke bërë manovra. U humb kontrolli dhe u krye aksidenti dhe ngelën të lënduar dhe 19 vjeçari mori plagë më të rënda, një milje larg bregut.
Kishin disa ditë në Shkodër, njiheshni me njëri tjetrin. Ishin pushues ditor në Shkodër. Nuk raportohet të ketë cënim të perimetrit të sigurisë. Duhet theksuar sa i takon sigurisë ka patur vëmendje të shtuar po ashtu për zonat e Jet Ski. Policia deri tani ka konfirmuar gabimin njerëzor në përplasje.
Dy mjetet lundruese drejtoheshin nga dy të rinj italian Nicola Iorio dhe S. D., 20 vjeç. Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.
'Në plazhin e Velipojës, në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë, dyshohet se si pasojë e manovrave të gabuara, janë përplasur dy mjete lundruese Jet Ski, të drejtuara nga dy shtetasit italian Nicola Lorio, 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç.
Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.', thotë njoftimi paraprak i policisë.
Ndërsa më tej policia dha lajmin e vdekjes së 19 vjeçarit italian.
'Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian Nicolo Iorio, 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.'
Një prej italianëve të përplasur sot me Jet Ski në thellësi të plazhit të Velipojës ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Shkodrës. Sipas policisë ka humbur jetën Nicola Lorio, 19 vjeç.
'Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian Nicola Lorio, 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.'
Duhen me shume kontrolle nga policia detare qe nqs shihen elemente te tille qe ecin si te terbuar te ndalohen edhe pse jane jashte perimetrit sepse mund te behen te rrezikshem per te tjeret or teeeejjjjj
PërgjigjuRIP! Nuk e kuptoj se përse duhej të lejoheshin këta motorë uji, që përveçse shqetësimeve dhe tragjedive nuk kanë sjellë asnjë dobi tjetër!!
Përgjigju