Po bënin sërf në bregdetin e Semanit, bllokohen në det të hapur dy persona! Shpëtohen nga policia kufitare dhe qytetarë të rastësishëm

3 Janar 2021, 17:39| Përditesimi: 3 Janar 2021, 18:43

  • Share

Dy persona të cilët kanë qenë duke bërë sërf në bregdetin e Semanit mbetën të bllokuar në det të hapur pasditen e sotme.

Ata mbetën të bllokuar në det të hapur rreth 1 km larg bregut. Mësohet se dy personat Ermal Saliaj 28 vjeç dhe Spartak Saliaj 48 vjeç janë vëllezër.

Vetëm pak çaste më pas ata u shpëtuan nga policia kufitare e Fierit si dhe nga qytetarë që ndodheshin pranë.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij incidenti teksa 2 vëllezërit u dërguan në spitalin rajonal të Fierit ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/01/2021 00:13

    Jo bregdeti i Semanit,por delta e Semanit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?