Ekipet e shpëtimit në vendngjarje, foto nga Lech Zuers Tourismus

Po bënin ski, orteku zë poshtë 10 persona në Austri! Kërkime për gjetjen e të zhdukurve

25 Dhjetor 2022, 21:35| Përditesimi: 25 Dhjetor 2022, 21:53

  • Share

AUSTRI- Të paktën 10 persona u zunë nga një ortek të dielën pranë fshatrave malore Lech dhe Zurs në Austri, teksa ishin duke bërë ski. Raportohet se 8 persona janë arritur të shpëtohen deri më tani, ndërsa vijojnë kërkimet dhe për dy të tjerët.  Lajmi u bë i ditur në një deklaratë nga agjencia shtetërore e shtypit Austriak. 

Një operacion kërkimi- shpëtimi është duke u zhvilluar me më shumë se 100 persona të përfshirë, duke përfshirë qen kërkimi orteku dhe helikopterë.

Lech/Zuers njihet si një nga zonat më të mira të skive në botë dhe është pjesë e djepit të skive alpine. Pas ngjarjes, nga faqja e internetit e resortit u njoftua se zona e skive ishte e mbyllur që nga ora 17:00 me orën lokale të së dielës dhe se do të kishte një njoftim të dytë në orën 8 të mëngjesit të së hënës.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?