POGRADEC- Drejtuesi i një mjeti “BMW” në Pogradec është gjobitur me 55 mijë lekë dhe i është bllokuar mjeti pas publikimit të një video në rrjete sociale.
Në pamje, drejtuesi i një mjeti “BMW” duket se po lëviz me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe kryen manovra të rrezikshme një zonë të banuar, duke u kthyer në një rrezik për kalimtarët, por dhe mjetet e tjera.
Drejtuesi i mjetit po kryente manovrat e rrezikshme në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht, përveç kësja ai ka ndryshuar sensin e lëvizjes dhe pas shoqërimit në Komisariat, rezultoi se ky ai po drejtonte makinën pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik.