Po bënte punët e shtëpisë, bie aksidentalisht nga ballkoni 64-vjeçarja në Tiranë! Ndërron jetë në vend

25 Tetor 2022, 17:50| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 17:54

  • Share

Një 64-vjeçare ka ndërruar jetë aksidentalisht në Tiranë, pasi ka rënë nga ballkoni teksa po bënte punët e shtëpisë.

Policia njofton se 64-vjeçarja, P.Q në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë.

Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?