Frrok Çupi: Po ç’ ne!? Krahasoni Putinin me Hitlerin?

4 Mars 2022, 15:46| Përditesimi: 4 Mars 2022, 15:51

  • Share

Ngado Putinin po e quajnë Hitler; kaq shpesh po e bëjnë. Çfarë është kjo, mani apo strategji? Nuk po ndodh vetëm në këtë rast të tmerrshëm për Ukrainën dhe për Botën; analogjia me të keqen ka një histori të tërë

Cila është? Historia është më e vjetër se vetë Hitleri…

Hitlerin vetë e kanë krahasuar me Napoleonin, me Aleksandrin e Madh të Maqedonisë, me Natën e Shen Bartolomeut… Nazizmi u kthye në kalë për epokën post tij. Sot Putinin e Rusisë po e krahasojnë me liderin nazist të Gjermanisë. Dje ky sulmoi termocentralin bërthamor të Çernobilit, duke kryer krim lufte. Pardje ka vrarë 2000 vetë, mes të cilëve 100 fëmijë,  në Kharkiv të Ukrainës. Krime të llahtarshme Por megjithatë Putini është Putin, kjo është e plota, jo thjesht mjaft.

Doni ta largoni Putinin nga Putimi, atëherë çojeni larg tij, qoftë edhe te ‘Hitleri”?

Kjo është një gropë e thellë e mendimit.

Vetë Putini e nisi luftën duke përmendur Hitlerin dhe Stalinin? Sigurisht, as që mund të them se e bëri për shkak të ‘inteligjencies’. Jo. Vetë Putini bën atë lëvizje që  bëjnë edhe kritikët e tij kur e quajnë Hitler. Ai nuk do të kishte pikën e dëshirës që të zgjonte as njërin, as tjetrin; është vetë ai, i mjafton vetja që po tund botën. Por sidoqoftë, si Putini, edhe anti- Putinët, bëjnë të njëjtin efekt: Edhe pse Hitleri ka vdekur prej 70 vjetësh, me anë të analogjisë, e kthejnë në fitimtar dhe të pavdekshëm. Kjo mund të jetë një strategji.

Por pse vallë nevojitet kjo?

Ka shumë vlerë për ‘liderët djaj’, se nuk po u them ‘diktatorë’’.

Sepse këta fshihen pas armikut të popullit; në rastin tonë pas Hitlerit. Njerëz që duan ta mbrojnë Putinin, pas analogjisë me nazizmin të kthehen e të nxjerrin sytë: ‘Po ky Putin po mbron ligjet ndërkombëtare!’ (Kështu tha edhe një juriste shqiptare). Të nxjerrin sytë e të thonë se ‘Rusia e mundi Hitlerin!’; vetë Putin e tha prej fillimit. Absurd. Kështu ndodh rëndom në rajonet e Lindjes. Edhe Sali Berisha, që erdhi pas Enver Hoxhës, në çdo dy fjalë, njërën sulmonte Enverin. Vetë fshihej prapa diktatorit; ‘Lëvizja Demokratike’ nuk solli asgjë më të mirë. Që në verën e vitit 1991, pata shkruar një artikull ku, citoj: “Berisha po e qëllon me kamxhik që nga karroca e vet mbi karrocën e Enver Hoxhës. Por mbetën dy karroca paralele!’.

Në të keqen e vet, askush nuk është si dikush:

Putin po bën të keqen më të madhe që mund të bënte Ai vetë. Millosheviçi nuk do të mund ta bënte sot atë që bëri në Kosovë. As Berisha ynë sot nuk mund të ngrinte Veriun në luftë kundër Jugut, edhe pse po bën thirrje në Dibër e Shkodër se ‘qeveria e jugut e urren veriun’. Pa mendoni pastaj Hitlerin çfarë anakroniku do të dukej.

Të quash Putinin sot ‘Hitler’!?

Kështu, do s’do, lëshon litarin që njerëzit ta ndjekin ‘për fije’ të kaluarën. E ndjekin po me analogji: Cili ishte si cili?, dhe: Cili është më i mirë se cili? Dikush thotë se Hitleri ishte më i mirë se Putini, sepse ai kishte qëllimin e ‘superfuqisë gjermane’, por kaq; ndërsa Putini do të pushtojë botën. Disa thonë se ‘Hitleri ndërtoi hekurudha, Putini po shkatërron’. Njësoj si të krahasosh sot me shifra: Sa avionë solli Enveri dhe sa shkatërroi Saliu; po fabrika e uzina sa rrafshoi. Sa i pasur ishte Enveri e sa i korruptuar është Saliu? Të dy anët kanë të vërteta, por hajde gjeje fjalën në turmë!

T’i shkosh në rrënjë së keqes së paraardhësve të liderëve djaj- ky është një gabim logjik.

Më në fund, vallë sa mund të krahasohen humanët që punuan me Hitlerin me këta të Putinit, ose Putinëve?

Në të gjitha rastet njerëzit janë marrë si ‘budallenj’, ndërsa liderët si ‘të lajthitur të përkohshëm’. Por sa ka funksionuar? Prapë se prapë ka njerëz që u shkojnë pas shkatërrimtarëve.

Ukraina dëshmoi se ndodhemi ne epokën kur njerëzit po përjetojnë dhimbjen; sikur edhe kjo ndjesi të eliminohet, atëherë nuk ka më shpresë. Ka edhe plot njerëz që e durojnë ‘me krenari’ dhimbjen që sjell lideri i tyre… Çfarë është kjo, naziste apo tjetër gjë? Megjithëse është mbushur bota me krahasime dhe polemika. Juristi Amerikan Mike Godwin, aty nga viti 1990, ndërtoi një ligj për internetin që u quajt ‘ligji Godwin’. Ligji kërkon që në internet të kufizohet ose ndalohet krahasimi me ‘nazi’. ‘Nazizmi’, ende, bën më shumë money dhe turbullon më shumë. Këtu fshihen të tmerrshmit e rinj.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tomor labi: 19/06/2022 12:07

    ti paske rrjedhur fare mor i shkrete.Me siguri edhe ne gjume te del Sala.Enverist i thekur dhe plak i rrjedhur.Kush te boton e te lexon mor gjynafqar? Na ler rehat ne hallet tona dhe leri shkrimet mor pseudoanalist etj.etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?