Foto ilustruese

Moti i keq shënon viktimën e parë! Aksidentohet ambulanca në Maminas, humb jetën e moshuara, po dërgohej në spital në Tiranë pasi ishte me COVID

14 Shkurt 2021, 08:08| Përditesimi: 14 Shkurt 2021, 10:42

  • Share

Një e moshuar me COVID ka humbur jetën pasi ambulanca me të cilën udhëtonte ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Ambulanca ishte nisur nga Saranda  drejt Tiranës duke transportuar të moshuarën Arziko Shehu, e cila ishte infektuar me COVID dhe do të shtrohej në një nga spitalet COVID në kryeqytet. Drejtuesi i ambulancës I. D., 51 vjeç,  ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën 71-vjeçarja.

Për shkak të dëborës dhe shpejtësisë ambulanca ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Nga aksidenti ka humbur jetën pacientja e moshuar, ndërsa kanë mbetur të plagosur lehtë mbesa e saj që e shoqëronte dhe drejtuesit e ambulancës. 

Komento

Komente

  • tirona: 14/02/2021 17:02

    Ambulanca nuk duhet perdorur nga cdo lloj shofera te pa kontrolluar si nga stazhi ashtu dhe nga pjekuria e ngarjes makines

    Përgjigju
  • Tani guri: 14/02/2021 12:27

    Po i jepni shpresa kot njerezve sikur ne Tirane po kurohen njerezit me covid ,,kur dihet qe me kura dhe perkujdesje familjare te semuret mund te kurohen ne ambientet e shtepive te tyre ,,ku gjenje ngrohtesi fam8ljare kujdes me te mire dhe gjithcka .ta dini se ne spitalet shteterore mungon cdo gje ,,se nuk eshte njeri budalla sot qe te kuroje gratis njerez me ilace te shtrenjta ,,shteti ka marre rrugen e m,ne 30 vite ,,pra duke i blere vete ilacet i kuroni njerezit ne shtepi se eshte grip i rende dhe nuk eshte operacion..

    Përgjigju
  • Bravo Brataj!: 14/02/2021 10:10

    Ja ku duket cilesia e urgjences kombetare. Mizerje! E para, pse duhet kuruar ne Tirane nje banore e Sarandes, skaji me jugor i Shqiperise!? E dyta, aksidenti nuk ka ndodhur per faj te motit, por per faj te shoferit dhe te mjetit, te dy, me siguri, rrangalla! Sherbim urgjence mizerabel, dhe drejtusi Bratja del perdit e krekoset studiove, mortja qe s’ju bie!!!

    Përgjigju
    • Arbi: 14/02/2021 17:24

      I bèj thirrje qeverise qe spitali Covid 4 qe ndodhet prane ish fakultetit Kristal duhet te akomodoj pacientet qe vijne nga rrethet.keshtu turana do merte fryme me trafikun e renduar.eshte ne te miren e te gjitheve..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?