Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, është larguar nga salla e komisionit hetimor, ku po dëshmonte për inceneratorët. Sako u tha deputetëve se janë komplet jashtë objektit hetimor. Pas largimit, Tabaku tha se bazuar në ligj do të ngrihet një padi për Sakon, sepse refuzoi që të dëshmonte.
Sako: Arroganca dhe injoranca në nivel maksimal, unë nuk kam më punë në këtë komision, jeni komplet jashtë objektit të komisionit hetimor
Tabaku: Kallëzim penal. Refuzimi për të dëshmuar përben vepër penale, një padi për zonjën Emirajana Sako.
Këlliçi: Ju keni ardhur për të prishur komisionin hetimor, është e dallueshme që ky komision ka një çrregullim total. Arrogancë tillë unë nuk e kam parë ndonjëherë. Përgjigjet ishin politike, askush nuk e ofendoi zonjën. Nëse doni që të bëjmë shou dhe hajde zihemi me njëri tjetrin ky nuk është objektiv i komisionit. Iku pa u përgjigjur.
Lajmi kryesor:
Dëshmitë në Komision/ Ahmetaj: Inceneratori i Tiranës, koncesion i pastër, s'ka marrë lekë nga buxheti i shtetit! Balluku: Vjedhja 430 mln euro shifër absurde!
M.Q./r.k./ReportTv.al