Kronikë

I vendosi zjarrin mbeturinave në oborr, digjet edhe vetë! Humb jetën 72-vjeçari në Kurbin

16 Korrik, 10:25| Përditesimi: 16 Korrik, 12:43

  • Share

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fushë-Milot të Kurbinit, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi u përfshi nga flakët e zjarrit në oborrin e banesës.

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila, ka mësuar se viktima Demer Haxhiu 72 vjeç ka qenë duke djegur mbeturina në bahçen e tij.

Papritur, flakët e zjarrit morën përmasa më të mëdha dhe përfshinë edhe vetë të moshuarin.

Ky i fundit nuk mundi të shpëtonte dhe fatkeqësisht humbi jetën për shkak të djegieve në trup dhe asfiksisë.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse të Laçit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

V.GJ /E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?