Kronikë

Po digjte mbeturinat, por flakët i shkrumbojnë shtëpinë! Shpëton pronari në Fier (VIDEO)

10 Maj 2024, 20:58| Përditesimi: 10 Maj 2024, 21:10

  • Share

FIER- Një banesë private është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “15 tetori” në Fier. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i zoti i banesës u ka vënë flakën mbeturinave, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke alarmuar edhe banorët e pallateve që ndodhen pranë, pasi banesa e rrënuar ndodhet në afërsi të tyre.

Ndërkohë i zoti i shtëpisë është nxjerrë nga banesa nga shërbimet zjarrfikëse pa pësuar lëndime.

SI.E./E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?