ELBASAN – Një 38-vjeçar është arrestuar sot nga policia në flagrancë të thyerjes së masës së sigurisë arrest shtëpie dhe duke drejtuar një automjet në gjendje të dehur e pa leje drejtimi.
“Specialistët për Hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 38 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e qarkullimit rrugor, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se aktualisht 38-vjeçari ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Vjedhja",- njofton policia.
Komente
