Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

29 Korrik, 12:06| Përditesimi: 29 Korrik, 12:09

  • Share

Kukës-Një 37-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom.

Dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, viktima me inicialet S. L., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi, thuhet në njoftimin e policisë.

Për shkak të dëmtimeve, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?