Erdogan me qytetarët turq në zonën e goditur nga tërmeti

Po e prisnin me brohorima, Erdogan u shpërndan para në dorë fëmijëve në Turqi! Rrjeti shpërthen në komente negative (VIDEO)

28 Shkurt 2023, 13:13| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 13:18

  • Share

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ditën e djeshme u shpërndau para në dorë fëmijëve në provincën juglindore të Adiyamanit, ku tërmetet e 6 shkurtit shkaktuan një numër të lartë viktimash.

Videoja e Erdoganit duke shpërndarë para ka ngjallur një reagim të madh në rrjetet sociale, pasi njerëzit i konsideruan momentet "të turpshme".

Lëvizja e Erdoganit erdhi pas komenteve të tij, i cili kërkoi falje nga qytetarët e Adiyamanit duke pranuar se qeveria kishte dështuar të përgjigjej në mënyrën e duhur në ditët e para të tërmeteve tragjike.

“Në dy ditët e para, në Adiyaman, për fat të keq, ne nuk ishim në gjendje të kryenim punimet (shpëtim-kërkimin) me efikasitetin që dëshironim, për shkak të efektit shkatërrues të tërmeteve, kushteve negative të motit dhe vështirësive që ishin shkaktuar nga infrastruktura e dëmtuar. Unë kërkoj bekimin dhe faljen tuaj për këtë. Ne jemi të vetëdijshëm për gjithçka dhe askush nuk duhet të ketë dyshim se ne po bëjmë dhe do të bëjmë atë që është e nevojshme”, tha ai më 27 shkurt në Adıyman juglindore.

Erdogan pohoi se nuk ka pasur kurrë një shtet në botë që mund të shërohej aq shpejt sa Turqia pas tërmeteve tragjike që e kanë goditur që nga 6 shkurti.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?