Keisi dhe Kristi

Po e vuan ndarjen nga Keisi? Kristi tregon si po e përjeton këtë moment

21 Mars 2023, 10:28| Përditesimi: 21 Mars 2023, 10:34

  • Share

Keisi Medini ka zgjedhur që të distancohet nga Kristi Aliaj që pas daljes së babait të saj nga shtëpia e Big Brother. Së fundmi, në “darkën e të nominuarve”, Kiara i ka drejtuar një pyetje Aliajt: Si e kalove kaq shpejt ndarjen me Keisin?

Kristi ka thënë se në një ambient toksik siç është shtëpia e “BBV” lidhja e tyre nuk mund të krijohej.

“Jo gjithmonë koha e tregon se si e rikuperon ti. Janë shumë elementë. Shtëpia e “BBV” është në kërkim të më nxjerrë mua fajtor, që unë kam qenë “fake”. Keisi ishte shumë konfuze dhe ma transmetonte atë. Mënyra se si rrinte, nuk merrte iniciativa më vetë. Nuk ishte e lehtë se ishte një javë shumë e ngarkuar që ishte ai nominimi si dënim. Pashë që në këtë ambient toksik ne do ta kishim shumë të vështirë të ndërtonim marrëdhënien tonë. Për ne është tepër të vazhdojmë në këtë ambient. Më mirë ta lejmë për tani,”-u shpreh ai.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?