VIDEO/ Po ecte me 305 km/h me mjetin luksoz në tunelin e Kalimashit, shoqërohet në polici Aleks Vishaj! I bllokohet 'Lamborghini'

17 Mars 2023, 19:44| Përditesimi: 17 Mars 2023, 21:32

  • Share

Aleks Vishaj, i cili disa ditë më parë publikoi video duke ecur me 305 km/h me mjetin luksoz ‘Lamborghini’ në tunelin e Kalimashit ku rrezikoi jetën e të tjerëve është shoqëruar në polici. Ai u identifikua sot nga efektivët në Tiranë, ku edhe iu komunikua gjoba 100 mijë lekë të reja dhe iu bllokua automjeti.

Visha është justifikuar se nuk po e drejtonte ai mjetin kur miku i tij Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio Serbiano, po xhironte videon teksa shpëtoi për fije floku pa përplasur makinën që kishin përpara. Megjithatë, Visha nuk e ka marrë seriozisht shoqërimin në polici. Edhe këtë moment e ka filmuar për ta shpërndarë në rrjete sociale.

Përpara kishte motorët e policisë që e drejtonin, teksa po shijonte muzikën në makinë dhe tymoste cigare e përshëndeste qytetarët duke i bërë me 2 gishta. 

Pas shoqërimit, Policia Rrugore e Tiranës i ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore.

Çfarë ndodhi disa ditë më parë?
Ishte miku i tij, Cllevio Serbiano që filmonte momentin kur Aleks Vishaj nuk e hiqte këmbën nga gazi vetëm që kilometrazhi të kapte shifra mbi 300. Madje vetë Cllevio e identifikoi që bëhej fjalë për të pasi njëherë dukej i frikësuar dhe më pas i tha bravo sepse arriti të frenonte dhe për fat nuk e përplasi makinën që kishte përpara.

“Na vrave o shok. Qetësohu. Bravo Aleks bravo”, i tha Cllevio. Këta janë personazhet e rrjeteve sociale që bëjnë çdo gjë vetëm për të publikuar video në Tik Tok. Pamjet e tyre erdhën vetëm pak ditë pas aksidentit të frikshëm në Tiranë që i mori jetën 3 të rinjve te rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë.

Ora 20:51
Kush është Aleks Vishaj, miku i Stresit që u kap duke ecur me 305 km/h në tunelin e Kalimashit! Alarmoi autoritetet britanike se u rikthye pasi u dëbua

1679082933_maxresdefault.jpg

Aleks Vishaj është 34-vjeçari që u shoqërua sot në komisariatin e Tiranës pasi drejtonte makinën me 305 km/h në tunelin e Kalimashit duke rrezikuar edhe jetën e të tjerëve nuk është një emër i panjohur. Ai është mik i reperit Stresi, ka pasion lojën e pokerit, gjë që e ka treguar përmes rrjeteve sociale.

Në vitin 2021, alarmoi autoritetit britanike pasi u kthye sërish ndonëse ishte ekstraduar për të vuajtur një dënim për vjedhje. Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar e dërgoi atë në Gjermani në prill por ai kaloi vetëm tre muaj në burg përpara se të deportohej në Shqipëri, nga ku u largua për t’u kthyer sërish në Britani.

Ora 19:57
Me 305 km/h në tunelin e Kalimashit, çfarë tha në polici Aleks Visha: S’kam qenë drejtues mjeti

1679079672_nuk.JPG

Aleks Vishaj është justifikuar se nuk ka qenë drejtues i mjetit luksoz 'Lamborghini' në momentin që u xhirua video duke ecur me 305 km/h në tunelin e Kalimashit, ku rrezikuan jetën e të tjerëve.

"Nuk kam qenë unë drjetues mjeti në videon që është publikuar", ka shkruar Vishaj.

Ora 19:55
Eci me 305 km/orë me ‘Lamborghini’, Aleks Visha tallet dhe nxjerr në Tik Tok momentin e shoqërimit në polici me 'Ferrari'

 

Aleks Visha që i rrezikoi jetën qytetarëve të tjerë duke ecur me 305 km/h në mjetin luksoz ‘Lamborghini’ ka publikuar në Tik Tok videon teksa shoqërohet në polici. Ai shfaqet i qetë duke dëgjuar muzikë teksa tymos cigare dhe i bën me 2 gishta njerëzve në rrugë dhe drejton mjetin tjetër luksoz 'Ferrari'.

 

Komento

Komente

  • arbeni: 20/03/2023 08:10

    hiqjani patenten perjete...te mos ece me makine.....te eci ne kembe...

    Përgjigju
  • Shpejtësi ne sketerre: 18/03/2023 17:43

    Me kete shpejtësi nuk duhet te shohi me patent me sy dhe makina duhet ti bllokohet

    Përgjigju
  • Goni: 18/03/2023 14:28

    Si eshte e mundur qe nuk i kerkojne llogari ketij hajdutit si e ka blere Ferrka..n e kane frike kete kokshtupirin apo cfar

    Përgjigju
  • [email protected]: 18/03/2023 10:32

    O boba pseudo bosa, në kanal e keni vendin mos kini merak!

    Përgjigju
  • Kokshtypuri: 18/03/2023 08:59

    O e shkreta Tiron se ca kokshtypurish pranon. Kta kokshtypur e bukeshkale, vetem trongulli nga mbrapa i drejtun. Fekalet e shoqerise. Ptu, fisin ku ta keni

    Përgjigju
  • Alb: 18/03/2023 07:28

    E para dhe mbi të gjitha, duhet të justifikojë si e ka blerë këtë mjet? T'i vihet një çmim reference dhe të shikohet nëse ka paguar taksa për atë sasi lekësh që kushton mjeti. Këtu duhet të fillojë shteti. Sepse ke biznesmenë të ndershëm që paguajnë për këtë shtet dhe qarkullojnë me mjete që kushtojnë sa 1 e 3-ta e mjetit që qarkullon ky tipi. Më duket se institucionet tona e thonë, por as nuk e kanë idenë çdo të thotë shpreja "Follow the Money".

    Përgjigju
    • Or tej: 18/03/2023 08:39

      Ai e ka zanatin hajdut or teeeejjjjj

  • Durrsaku: 18/03/2023 07:12

    Shkoni shkoni e jepni mo gifte per kte palaco

    Përgjigju
  • aleksadros: 18/03/2023 05:16

    keta jane pere mose dale me ne rruge hidhjani patenten ne dete

    Përgjigju
  • Furi: 18/03/2023 05:12

    Puuu ca kokshpulle. Na myten maloket e tallavat. U lerofte ariu fisin.

    Përgjigju
    • Nisssan GTR R35: 18/03/2023 22:00

      Bravo, kokshtypuri po kokshtyp do ngelet, ca do lloj makine te mari duke vjedhur neper europe.

  • Iris: 18/03/2023 00:12

    Pse te mos tallet e te shese mend Aleksi,kur i lejohet te vije ne komisariat me makine luksoze dhe policia e shoqeron me motore sikur eshte ndonje ambasador?! Ky duhej te sillej ne polici ne pranga mbi nje karroce mallrash terhequr nga gomere.

    Përgjigju
  • Doni: 17/03/2023 23:14

    Po videon e dyte ku perdor telefonin duke ngare nuk e perdor policia? Mjeti duhej te konfiskohej e drejtuesi i mjetit te arestohej e Jo te shoqerohej me escorte policie. Police te pa-afte!

    Përgjigju
  • Arjana: 17/03/2023 22:18

    Ca lloj kafshesh mban ky vend

    Përgjigju
  • Arti: 17/03/2023 22:03

    Duke mar parasysh qe esht dhe shoku i rrumpall sterci shpellar nuk ka nevoj per shum koment per keta lloj shpellaresh ,duhet enveri qe tju ri menderja rehat ose denimi me vdekje per keta funderrina.

    Përgjigju
  • Bim: 17/03/2023 20:01

    Mbylleni ne ndonje stall per 10 dite pa hangar e pa più uje

    Përgjigju
  • Dulla: 17/03/2023 19:58

    Ky duhet të akuzohet edhe për vrasje e mbetur në tentativë si ndaj pasagjerit por edhe mjetit që përpak i përplas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?