Bjeshkët e Nemuna në Valbonë

Po eksploronte Bjeshkët e Nemuna, zhduket prej 3 ditësh turisti lituanez në Valbonë! Kërkohet ndërhyrja e helikopterit

8 Shtator, 09:22| Përditesimi: 8 Shtator, 14:41

  • Share

VALBONË- Një turist lituanez rezulton i zhdukur prej 3 ditësh në bjeshkët e Valbonës. Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka nisur operacionin e kërkimit.

Turisti kishte dalë për të eksploruar Bjeshkët e Nemuna, por prej të premtes nuk është kthyer në bujtinën ku po qëndronte. Ai ka humbur rrugën të shtunën teksa po kthehej nga Valbona për të shkuar në Theth. 

Familjarët dhe banorët kanë kërkuar ndihmë për ta lokalizuar pasi nuk kanë mundur të kontaktojnë me të.

"Jemi njoftuar se një shtetas lituanez, që nga dita e djeshme ka humbur kontaktet me pronarët e një bujtine ku ishte akomoduar, në zonën e Valbonës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin e kërkim shpëtimit malor të Kosovës, kanë organizuar punën dhe nisur kërkimet për lokalizimin dhe gjetjen  e tij", njofton policia. 

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, për një monitorim me efikas, njëkohësisht zona po monitorohet me dronë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?