Malet e Sharrit

Kosova & Rajoni

Po eksploronte Malet e Sharrit, aksidentohet anëtari i ambasadës britanike në Kosovë

2 Janar 2023, 20:11| Përditesimi: 2 Janar 2023, 20:13

  • Share

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka konfirmuar se një anëtar i stafit të saj është përfshirë në një aksident ditën e sotme teksa ka qenë duke eksploruar malet e Sharrit. Më herët nga autoritetet e Kosovës u dha lajmi se një person ishte aksidentuar në male por pa dhënë detaje për identitetin e tij.

Në njoftimin e publikuar nga ambasada britanike në Kosovë bëhet me dije se anëtari i stafit tashmë po merrte trajtim mjekësor në spital dhe gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.

“Mund të konfirmojmë se një anëtar i Ambasadës Britanike është përfshirë në një aksident në malet e Sharrit. Ai aktualisht është në trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?