Mali i Korbait

Po eksploronte natyrën në malin e Korabit, rrëzohet 19-vjeçari! I riu transportohet me helikopter te Trauma

3 Shtator, 16:07| Përditesimi: 3 Shtator, 16:09

  • Share

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur teksa ka qenë duke eksploruar natyrën në Alpet e Korabit. I riu banues në Fushë-Krujë, dyshohet se është rrezuar aksidentalisht rreth orës 12:40 dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar.

Për t’i shkruar në ndihmë, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur është kërkuar ndërhyrja e helikopterit me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasin e dëmtuar.

Pas dhënies së ndihmës së parë, 19-vjeçari, është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, i shkuan në ndihmë një 19-vjeçari, që u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës, në Alpet e Korabit.

Sot, rreth orës 12:40, në Alpet e malit të Korabit, duke eksploruar natyrën, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka mbetur i dëmtuar shtetasi K. S., 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili shoqërohej nga disa shtetas të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t'i ardhur në ndihmë 19-vjeçarit.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasin e dëmtuar.

Pas dhënies së ndihmës së parë, 19-vjeçari, është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës.

Policia e Dibrës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?