Policia në Nigeri deklaroi se të martën ka arrestuar të paktën 67 persona të cilët ishin duke festuar martesën e një çifti homoseksualësh.
Zëdhënësi i policisë së shtetit, Bright Edafem tha se personat e komunitetit LGBTI+ u arrestuan në qytetin Ekpan të shtetit jugor Delta rreth orës 2 të mëngjesit të hënën në një ngjarje ku dy prej tyre u martuan.
Ai shtoi se homoseksualiteti ‘nuk do të tolerohet kurrë’ në kombin e Afrikës Perëndimore, raportojnë mediat e huaja.
Ligji nigerian ndalon martesat e homoseksualëve dhe dënimi me burg është për 14 vite. Më shumë se 30 vende afrikane ndalojnë marrëdhëniet e të njëjtit seks dhe arrestimet e homoseksualëve janë të zakonshme në Nigeri.
Ky ligj shkaktoi një protestë ndërkombëtare kur hyri në fuqi nën ish-presidentin Goodluck Jonathan në vitin 2014.
“Ne jemi në Afrikë dhe jemi në Nigeri. Ne nuk mund të kopjojmë botën perëndimore sepse nuk kemi të njëjtën kulturë”, tha një prej policëve.