Në vitit 2020, në banesën e Lindita Skejës, zyrtare e Komisionit të Prokurimeve Publike, mendohet të kenë hyrë disa persona të paidentifikuar për të vjedhur.
Surprizë, u ka dalë vëllai i zyrtares, i cili ndodhej në shtëpi në një fshat të Librazhdit, dhe i ka pikasur.
Mendohet ta kenë neutralizuar, teksa nga banesa morën 200 mijë Euro. Më tej, për të fituar kohë dhe për të mos rrezikuar që ai të njoftonte policinë, autorët e morën peng.
E mbajtën disa momente, dhe më tej e lanë të lirë, kur u siguruan se e kishin të lirë rrugën e arratisë pa lënë gjurmë.
Ky episod është duke u hetuar, 5 vite më pas, dhe ende nuk ka një panoramë të qartë të asaj që mund të ketë ndodhur realisht.
E gjitha del e rrëfyer në një bisedë telefonike mes vetë zyrtares së KPP-së, Lindita Skejës, dhe nënës së saj.
Biseda është në duart e hetuesve të SPAK, të cilët e kishin vënë në përgjim zyrtaren për një tjetër hetim, atë të shkeljes së barazisë në tendera, ku i pandehur është marrë dhe kryetari i institucionit, Jonaid Myzyri pas pesë vitesh hetime.
Agjentët zbardhën bisedën e Jonidës me nënën ku i flet për vjedhjen e 200 mijë Eurove në banesën e saj dhe shfaqet e shqetësuar për marrjen peng të vëllait të saj nga grabitësit e maskuar.
Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj i është drejtuar Policisë së Elbasanit dhe Librazhdit, për t’i vënë në dispozicion informacione, nëse janë bërë denoncime për vjedhjen dhe pengmarrjen, dhe nëse po si është vepruar.
Burimet konfirmuan se prej Elbasanit kanë mbërritur materiale voluminoze lidhur me ngjarjen, duke konfirmuar kështu dyshimet e grabitjes, por nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që shuma e grabitur të jetë disa herë më e madhe.
Rasti i vjedhjes dhe rrëmbimit përbën një episod të veçuar në hetimin e dyshimeve për korrupsion me prokurimet publike.
Përgjimet kanë zbuluar disa momente që lidhen me veprimtarinë e këtij institucioni.
Në një nga bisedat, zyrtarja shprehet se, ndër të tjera, “po firmosim si delet për atë xhuxhin”. Një frazë që për prokurorët shihet si një referencë e qartë ndaj titullari të KPP-së, Jonaid Myzuri.
Hetimi ndaj këtij të fundit nisi në vitin 2020 kur ai mori detyrën, pas dyshimeve se kishte diktuar veprimet e anëtarëve të tjerë të KPP në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të prokurimit.
Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor 58.7 kilometra Shpal-Ura e Repsit me vlerë 2.29 milionë Euro.
Komente

Institucionet shtetërore dhe individët që kanë në dorë paranë publike janë të gjitha të kalbura në korrupsion e vjedhje.I bëfshin ilaçe për shëndetin e tyre pisat.Jo më kot BE thotë luftoni korrupsionin.Ata e dijnë mjaft mirë që abuzohet me paranë publike.
Përgjigjupo pse firmos moj zonje per xhuxhin, apo te kane shijuar parate me thase. KPP funksiononte me urdhra politike per prokurimet e medha, per te voglat qe nuk kishte interes madhor, ishin jonidat dhe menxyret ustallaret. po nuk paguan - nuk fiton tender ose e humbet nese e ke marre. kjo eshte e gjitha. kemi me qindra komisione te shqyrtimit te apelimeve por qe jane nje formalitet ose me mire nje menyre per te bere para komisioneret.
PërgjigjuNuk jan kto kokat
Përgjigju