Kyriakos Mitsotakis dhe Antonis Samaras

‘Po flirton me Erdoganin dhe Ramën’, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras

16 Nëntor, 16:49| Përditesimi: 16 Nëntor, 17:04

  • Share

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka përjashtuar nga partia Demokracia e Re, ish-kryeministrin konservator, Antonis Samaras.

Ky veprim i tij vjen pas një interviste të ish-liderit të Demokracisë së Re në gazetën "TO BHMA", ku Samaras kritikoi ashpër – për të disatën herë - kryeministrin Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm grek, Georgios Gerapetritis.

Samaras shprehej se tekstualisht se “Zoti Mitsotakis si dhe presidenti qipriot, z. Christodoulidis po flirtonin me Erdoganin dhe Ramën”.

Deklarata e Partisë Demokracia e Re në Greqi:

E kemi thënë shumë herë se ish-kryeministrat kanë privilegjin e veçantë për të shprehur herë pas here mendimet dhe shqetësimet e tyre për çështje politike. Megjithatë, z. Samaras, në intervistën e tij të fundit, nuk shprehu mendime. Përkundrazi, ai shfaqi mosmarrëveshjen e tij të plotë me të gjithë politikën qeverisëse që po zbatohet.

Për më tepër, në një mënyrë të papërshtatshme dhe provokuese, ai tha gënjeshtra ekstreme, duke shtrembëruar deklaratat e Ministrit të Jashtëm, të cilat janë sqaruar vazhdimisht dhe në detaje. Madje, ai shkoi deri aty sa të pretendonte se Kryeministri i Greqisë dhe Presidenti i Republikës së Qipros “po flirtonin” me Presidentin e Turqisë dhe Kryeministrin e Shqipërisë.

Së fundi, diskutimi i pavend për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, për të cilin ai këmbënguli, përbën fyerje për figurën dhe institucionin e kreut të shtetit. Të gjitha këto nuk mund të tolerohen apo pranohen. Shoqëria ka lënë pas, prej vitesh, logjikat e politikës së “oborrit” dhe sjelljet që frymëzohen nga “inatet” partiake. Dhe ata që ëndërrojnë një Demokraci të Re të tkurrur në nivelin e 18%, duhet të reflektojnë se me strategjinë e Kyriakos Mitsotakis, Demokracia e Re ka fituar deri më tani tre zgjedhje kombëtare me përqindje rreth 40%.

Prandaj, z. Samaras, me intervistën e tij të sotme, e ka vënë veten, për herë të dytë pas vitit 1993, jashtë Demokracisë së Re. Në fakt, këtë ai e ka synuar. Por kësaj here, historia nuk do të përsëritet. Shumica qeveritare vazhdon rrugën e saj të qëndrueshme, pa z. Samaras. Askush nuk ka të drejtë të luajë me stabilitetin e atdheut në këto kohë të trazuara.

Pjesë nga intervista e Antonis Samaras në gazetën "TO BHMA"

Kostandinos Karamanlis propozohet për President të Republikës nga Antonis Samaras në një intervistë të dhënë për Nikos Hasapopoulos në gazetën «Βήμα tis Kyriakis». Ndër të tjera, ish-kryeministri iu kritikoi sërish politikës së jashtme të qeverisë së Kyriakos Mitsotakis.

Në veçanti, z. Samaras kërkon dorëheqjen e Ministrit të Jashtëm, Jorgos Gerapetritis, duke deklaruar: “Nuk është politikë qendrore qetësimi i përhershëm ndaj provokimeve turke. Në këtë rast, për shembull, Kryeministri duhet të ‘dërgojë në shtëpi’ ata që thonë se në emër të ‘miqësisë dhe qetësisë’ me Turqinë, ‘le të quhen edhe tradhtarë’! Si ka dalë kjo? Pse duhet të quhet tradhtar dikush që ndjek një vijë të qëndrueshme kombëtare? Këto gjëra nuk thuhen kurrë!”

Lajmi në përditësim…

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Primitiv: 17/11/2024 02:54

    Shteti Grek ngjan nje shtet primitiv ! Ashtu eshte ne fakt ! Nese gjuha latine u shpall nga koha nje gjuhe e vdekur i bie dhe qyteterimi grek u shemb sepse erdhi nje qytetetim me i mire apo me I afte , po ashtu demokracia , Amerika lindi si perfeksion i Britanikeve apo si degjenerim i Franko-Gjermanve , gjithcka qe vjen po ashtu dhe 1-2-3-4 revolucionet industriale ishin me te mira dhe I hodhen poshte ! Numrat Arab hodhen poshte numrat latin Romak , gjuha dhe qyteterimet ndryshuan ndaj mos u qudisni Brenda 2034 edhe Greket do rimodelohen ne nje shtet me te avancuar , demokratik ku per 5 vite ti voton , eshte thjesht evolucion qyteterimesh , nje qyteterim qe shembet I hap rruge nje te riu, me te mire dhe me te avancuar

    Përgjigju
  • Iris: 17/11/2024 00:55

    Epo dy gjelat nuk mund te ndajne majen e plehut!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?