Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ngatërron Teheranin me Tiranën.
Në një konferencë për shtyp, teksa po fliste për sulmin e SHBA ndaj tre bazave bërthamore të Iranit, Hegseth ngatërrohet teksa thotë se avionët bombardues ndërhynë në Tiranë në vend që të thoshte në kryeqytetin iranian. Megjithatë, zyrtari amerikan e "kap" shpejt gabimin dhe e korrigjon.
"Ky është një plan që kërkoi muaj e javë pozicionimi dhe përgatitjesh në mënyrë që të ishim gati kur të na telefononte presidenti i SHBA-së. Kërkoi shumë saktësi. Përfshiu orientim dhe sigurinë më të lartë operacionale. B-2 hynë dhe goditën në Tiranë...më falni Teheran”, tha ai.
SHBA kreu sulmin masiv ajror mbrëmjen e së shtunëstë koordinuar ndaj tre impianteve bërthamore iraniane: Fordoë, Natanz dhe Esfahan. Uashingtoni deklaroi se shkatërroi ambiciet bërthamore të Teheranit, ndërsa Donald Trump paralajmëroi sulme më të ashpra nëse nuk ka paqe. Nga ana tjetër, Irani u zotua se do të hakmerret.
Komente

Do na marrin ne qafe keto injorantet amerikane nje dite or teeeejjjjj
PërgjigjuHajde provoje se me bidona me uj do ju gjujm. do ju shkatrojm
PërgjigjuTë paktën ta programojnë të bjerë te Parlamenti.
PërgjigjuO loqe kujdes kur i thua piloteve ku ta hedhin bomben e rradhes
Përgjigjusa kom qesh o shabon jo vetem USA po edhe izrali i qun tiranet thuju mos na bombardojne hahahhah
O Shabee bertiti fort se na mori ne qafe
Po qe se ke keq se s’i dihet
Je i madh Shabano Kam qesh me lot me kete koment...