Kronikë

Po ‘fluturonte’ me 215 km/ h në Tiranë, policia- shoferëve: Shpejtësia u ndanë jetën në dysh (VIDEO)

13 Tetor 2018, 11:31| Përditesimi: 13 Tetor 2018, 14:59

  • Share

TIRANE- Shpejtësia vazhdon të mbetet problem për policinë rrugore, ndërsa mbrëmë është kapur nga radarët një shofer që lëvizte me 215 km në orë, të cilit i është hequr leja e drejtimit, ndërsa policia ka një apel për të gjithë drejtuesit e makinave.

‘A e di ti që "Shpejtësia është një thikë që e ndan jetën në dysh? Sonte falëndero policinë që të ndaloi dhe e mbylle me heqje patente. Nisuni më shpejt po nuk të premton koha, respekto rregullat e qarkullimit, në rast se do të mbërrish i sigurt në destinacion’.

Policia Rrugore e Tiranës njofton se gjatë 12 orëve të fundit janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 6 persona të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu nga kontrollet janë pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 të tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionin nga 157 km/h deri në 215 km/h, si dhe janë vendosur 136 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në muajt e fundit në Shqipëri janë regjistruar disa aksidente, ndërsa janë shënuar disa viktima dhe të plagosur.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?