Kronikë

Po ‘fluturonte’ në autostradë me 163 km/h, ndalohet shoferja

25 Mars 2018, 09:44| Përditesimi: 25 Mars 2018, 14:40

  • Share

Me shpejtësi nuk ecin vetëm meshkuj por edhe femrat. Në autostradën Tiranë-Durrës një shofere u ndalua, pasi u kap nga radarët e policisë duke ecur me shpejtësi 163 km/orë në kushte të lagështirës si pasojë e motit të keq. Shoferes me inicialet L.D i është pezulluar patenta dhe është gjobitur.

Policia thotë se qëllimi nuk është gjobitja dhe pezullimi i lejes së drejtimit por sensibilizimin e shoferëve. Ndërkohë kontrollet janë bërë edhe me për alkoolin mbrëmjen e së shtunës dhe në orët e para të mëngjesit të së dielës.

 Tek ish Blloku 37-vjeçari D.N nga testi me aparat drager rezultoi i dehur në masën 0.90 mg/l, po kështu edhe një 34-vjeçar tek zona e Selvisë, duke sjellë edhe arrestimin e tyre.  Policia rrugore ka arrestuar edhe dy shoferë të tjerë në unazën e re pasi ishin të dehur.

“Policia Rrugore e Tiranes apelon per perdorim te mjeteve te transportit publik ne rastet kur drejtuesit e automjeteve konsumojne alkool apo nuk disponojne Leje Drejtimi. Alkooli ne timon vret jeten”, - thotë Policia Rrugore.

Komento

Komente

  • Anonim: 25/03/2018 22:45

    Po te kishte ndonje problem familjar nuk do ishte e dehur. As me nje shtet te europes nuk lejohet te hecesh me 163km/ore. Mos komentoni si mbas qejfit,si tju vije per mbare.

    Përgjigju
  • Liku: 25/03/2018 13:05

    Regulli eshte qe i hiqet patenta pa afat per thyerje te rregullave te qarkullimit.patenten e merr shume kollaj po ta mbash eshte shume e veshtire

    Përgjigju
  • Luti: 25/03/2018 10:37

    Po gjetet nje po vetem nje kod rrugor europian ku shoferi arrestohet se kaloi shpejtesine atehere jemi dakort qe mund te aplikohet edhe ne shqiperi por mbetemi egzempar i vetem qe zbatojme rregulla te tilla exstremisht pa bereqet ne fund pasi pak ore ai ose ajo lirohet se ska ligj per arrestim mbi tejkalim shpejtesie se shkelen te drejtat e njeriut.nuk vendoset rregulli me arrestime por me edukat dhe rregulla qe ne shkolle dhe duhet urgjentisht sistem i ri mesimi qe ne per shkolla .futja e edukates qyterare dhe qarkullimi rrugor si lende mesimore.mos te meret me lgbt qeveria por me sensibilizime per rruget neper shkolla si ore mesimi.

    Përgjigju
    • Njetri: 26/03/2018 02:39

      Nuk te arreston njeri pse iken me shpejtesi.. Po qe se je I debur po

    • Rroku.: 25/03/2018 19:33

      O Lutfi ai apo ajo qe ecen me 160 km.ne ore mund te mare jete njerzish nga momenti ne moment o shefi i qarkullimit Evropjan.

    • Genti: 25/03/2018 11:45

      E drejt cfare thote parafolesi,nqs kushtetuta e shqiperise/kodi penal/rrugor parashikon arrestim per tejkalim shpejtesie atehere eshte nje turp i papare.nqs jo atehere shoferi ka te drejte te denoncoj e te demshperblehet nga shteti per shkelje nga policia.mund te kete patur nje emergjence familjare etj.

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?