Po gërryente me ekskavator shtratin e lumit Drini i Zi, vihet nën hetim 60-vjeçari në Dibër

29 Shtator 2023, 10:19| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 10:30

  • Share

Një 60-vjeçar nga Bulqiza është vënë nën hetim, pasi u kap duke gërryer me ekskavator shtartin e lumit Drini i Zi, me qëllim marrjen e inerteve.

Pasi u konstatua se një person i paautorizuar po gërryente shtratit e lumit drini i Zi, duke e zhveshur atë nga inertet, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 60-vjeçarin me iniciale M.M, i cili në momentin kur mbërritën uniformat blu po gërmonte për nxjerrjen e inerteve me ekskavator.

Për pasojë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti ekskavator dhe një sasi inertesh të përfituara në kundërshtim me ligjin.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?