VIDEO/ ‘Çmendet’ Altin Goxhaj, pengon punonjësin e Bashkisë së Tiranës të dezinsektojë: Skenë krimi, po na helmoni! Vihet në hetim

16 Gusht, 11:22| Përditesimi: 17 Gusht, 10:14

  • Share

TIRANË-  Një punonjës i Bashkisë së Tiranës punën e çdo nate për dezinsektimin në kryeqytet nuk e ka bërë natën e kaluar.

Altin Goxhaj, i vetëquajtur aktivist dhe që ishte një prej emrave kryesorë të Berishës për Svokat të Popullit, mendon se një komplot i madh po i bëhet qytetit në mes të Tiranës.

“Stop, stop, ca është kjo që po bën ti. Ca është kjo që po bën ti. Po na helmon si lagje. Hap derën, hap derën, do thërras policinë tani. Hap derën këtu, legen. Hap derën tani.

Ca është ky mut që bën ti te lagjja ime. Ca është kjo gjë që bën. S’ke për të shkuar me asnjë vend, këti do rrish. Do më shtypësh.  Dil përjashta tani, ca është kjo që hedh ti legen. Hap derën ej. Këtu do rri unë dhe ti, s’ke ku shkon. Ti s’ke për të shkuar me asnjë vend, mbi trupin tim po, por jo të ikësh. Këtu derisa të vijë policia. Nuk shpëtoni nga kjo histori, ju kapa duke helmuar lagjen time mor legen”, thotë Goxhaj.

Procesin normal dhe të përditshëm të dezinsektimit dhe dezinfektimit, i bërë gjithandej në çdo periudhë të vitit nëpër qytet, Goxhaj e quan helmim që ndodh në mes të natës edhe pse makina është e njëjtë me ato të bashkisë së Tiranës, të cilat shikohen shpesh të punojnë zakonisht natën ku lëvizjet janë të më vogla, siç shihet edhe në këto pamje të publikuara disa herë nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion  Veliaj. 

Goxhaj e mbajti punonjësin me minuta të tëra të bllokuar në makinë, duke e ofenduar gjatë gjithë kohës, ndërsa për pjesë të konspiracionit bëri duke ulëritur edhe Policinë e Shtetit.

Altin Goxhaj: Më ke hedhur helm në surrat, era vaj gur. Ca është kjo që hedh ti te lagja ime. Me lekët e mia do bësh helmimin e lagjes. Ca mutin hedh ti aty. Unë do të fus në burg për vrasje, ty bashkë me kryetarin tënd.

Ka ardhur makina e dytë se duan të zhdukin provat e krimit, duan të marrin ca hel,i ka brenda.  Unë po të them po më helmojnë, ti nuk merr provën e krimit? Policia refuzon të marrë provën e krimit. Kjo është prova e krimit, policia refuzon të marrë provën e krimit që është përmbajtja e këtyre depozitave.

Policia: Hap rrugën.

Policia i ka marrë kallëzimin Goxhajt, i cili e ka publikuar vetë videon në 25 minutëshe në rrjetet sociale, ndërsa një kallëzim është bërë ndaj tij nga punonjësi i bashkisë, Seit Bathorja 26 vjeç që kishte detyrë dezinsektimin në rrugën “Bardhok Biba’ në kryeqytet. Për Goxhajn hetimi po bëhet në gjendje të lirë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ersa: 17/08/2024 08:30

    Na mbytën paranojakët konspiracionit si puna e këtij

    Përgjigju
  • Iris: 17/08/2024 01:07

    Po te merakoset kaq shume ky zoteria per helmimet,le t'a filloje nga shtepia e tij.Cfare ha? U ka bere analize pesticidesh produkteve qe ha cdo dite?! Me cfare pastrohet,vetem me uje?! E ka marre ndonjehere mundimin te lexoje pjesen nga mbrapa te etiketave te detergjenteve te veshjeve,te eneve,te dyshemeve,xhamave,sapuneve e kremerave qe perdor vete dhe familjaret e tij?! Ndoshta ka femije te vegjel,ose niper,u ka bere nje test kimikateve te bojrave me te cilat jane lyer lodrat e tyre?!

    Përgjigju
  • Genti: 16/08/2024 17:02

    Nuk është faji i tij. Për sa kohë bëni lajm Goxhajn, Qorri, shabani etj Është njësoj si të bësh lajm me ujkun e cërrikut, ver llapajn a kush di kë trangull në republikë. Kjo është më shumë reklamë e Veliajt që ta marrin vesh që po disifekton dhe paguan këtë trangullin që të bëj si idiot

    Përgjigju
  • Paulin: 16/08/2024 17:01

    Githseai ato kan qenë duke hedh helm. Pra duhet njoftu publiku para se te helmojn ambjentin. E kan zevensu me fjalen dezenfektim por pa helm nuk bahet. Pra helmimi per frymoret e gjallesat bahet me ane te gelltitjes ose te aerozolit ne forme tymi apo mjegulle ku grimcat perfundojne ne organizmat e insekteve apo edhe te njerzve. Koh vere dhe te nxetit asht dhe mundet qe famijet te ken edhe dritare hapur ku flejn femij apo te medhenj. Meqense qyteti asht me dendesi te madhe banoresh por edhe infeksionesh duhet me deomos me njoftu publikun. Per mendimin tim avokati ka te drejt

    Përgjigju
    • Shaban: 16/08/2024 21:08

      Ose ke harruar te pish ilacet ose ste bejne me efekt ato qe pi

  • Kasem Gahinji: 16/08/2024 13:47

    Kush te t'ha qe nuk behet jashte shtetit dizinfektim? Behet qe cké me te.Po,me pare behet lajmetimi i banireve per diten,Iren dhe kerkesen per mbylljen e dritave.

    Përgjigju
  • Avukati: 16/08/2024 12:56

    Si mund te jesh kaq hajdar sa ky, nuk e kuptoj, le qe ka dhe ca hajdar te tjere qe e ndjekin,????

    Përgjigju
    • Juristi: 16/08/2024 17:01

      Injorante si ty ulin cilesine e jetes ne qytet. Mjere njerezit e ditur qe e kane voten njelloj me ty.

  • E verteta: 16/08/2024 12:33

    Bashkia e ka detyrim ligjor te informoje banoret per kete proces qe e quan dezinfektim. Cfare lendesh kimike po perdor? Perse nuk kane dokumemtacion shoqerues makinat se cfare lendesh transportojne dge shperndajne? Goxhaj ne kete rast ka te drejte. Perpara denoncimit bashkia duhet te informoje publikun persa mesiper.

    Përgjigju
  • Siri: 16/08/2024 12:12

    Vallaj, Ajo sperkatje ne mes Qytetit s’behet asgjekundi ne Bote. Hajde jepi dum c’fare behet. Ai Popull ashtu e do, mire ja bejn.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?