Eurot dhe frangat e kapura në Portin e Durrësit

Kronikë

Po hynin në Shqipëri me 22820 franga zvicerane dhe 555 euro cash të fshehura në trup, kapen në Portin e Durrësit 2 kosovarët

30 Qershor, 12:25| Përditesimi: 30 Qershor, 12:34

  • Share

Durrës- Policia Kufitare dhe ajo e Durrësit kapën në port duke hyrë në Shqipëri ditën e sotme 2 shtetas kosovarë që po funsin ilegalisht të fshehura në trup një shumë të konsiderueshme në franga zvicerane dhe euro.

Policia bëri me dije sot (30 qershor) se mori nën procedim për mosdeklarim të ardhurash në kufi, në gjendje të lirë, kosovarët E. H., 41 vjeç dhe F. M., 37 vjeç.

“Nga kontrolli i shërbimeve të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, i kryer në bazë të analizës së riskut, dy shtetasve iu gjetën të fshehura në trup, në total 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar. Shuma e parave u sekuestrua nga Policia, me cilësinë e provës materiale”, informoi policia.

Pas veprimeve paraprake hetimore, materialet iu kaluan prokurorisë vendore, për hetime të mëtejshme, me veprën penale “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?