Foto ilustruese

Kronikë

Po hynte në një banesë në Selanik për të vjedhur, shqiptari plagoset me armë zjarri nga i zoti i shtëpisë

15 Dhjetor 2022, 10:18| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 10:27

  • Share

Një shqiptar ka mbetur i plagosur në Greqi, pasi u qëllua me armë zjarri në këmbë nga pronari i shtëpisë ku po tentonte të hynte për të vjedhur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të ditës së djeshme në Neo Rysio të Selanikut. Në momentin kur shqiptari ka tentuar të hyjë në brendësi të banesës, ai është  pikasur nga pronari i shtëpisë, i cili ka marrë më pas armë dhe i ka qëlluar në drejtim të këmbës.

Autoritetet janë njoftuar nga banorë të zonës të cilët kanë dëgjuar të shtënat. Mësohet se shqiptari është dërguar në spital, ndërsa pronari i banesës është arrestuar.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 19/12/2022 15:25

    I LUMTE DORA SHUM MIR JA KA BER .

    Përgjigju
  • gjergji: 15/12/2022 11:57

    bravo.hajduti vetem plum don.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?