Një 55-vjeçar serb, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, është ndaluar në doganën e Morinës në Kukës dyke hyrë në Shqipëri.
55-vjeçari G.S. ka masë sigurie “arrest në burg” nga Gjykata e Mainz në Gjermani, për akuzat e evazionit fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve.
Ai u ndalua në kufi në pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve gjermane.
55-vjeçari serb u ndalua përkohësisht me qëllim ekstradimin e tij në Gjermani.
Njoftimi i Policisë së Kukësit:
Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane, për krime ekonomike, ndalohet 55-vjeçari serb.
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht, për t'iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje, shtetasin serb G. S., 55 vjeç.
Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Mainz, për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 55-vjeçarit.
Komente
