Një person është arrestuar brenda ambienteve të burgut të Drenovës në Korçë.
Sipas informacioneve nga policia bëhet e ditur se një shtetas ka shkuar për të dërguar ushqime për një të afërm por gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në xhepin e çantës 2 boçe lëndë e dyshuar kanabis sativa.
Sipas policisë shtetasi i arrestuar është identifikuar si Olsi Kondillari, i cili është djali i dajës i një të dënuari dhe çantën me rroba po ja çonte si dërgesë nga babai i tij.
Ndërkaq ai ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të sasisë së lëndës: Nuk kisha idenë çfarë kishte brenda në çantë, me thanë thjesht ta sjell këtu.
Mësohet gjithashtu se shtetasi që do merrte çantën është dënuar pak ditë më parë për lëndë narkotike.
Policia po merret me veprimet e mëtejshme.