Lulzim Basha dhe Taulant Balla

'Po i drejtojnë gishtin me referenca  dhe dëshmi'/ Taulant Balla: Pse Lulëzim Basha nuk sqaron rolin në masakrat më të mëdha ndaj popullit të Kosovës?

21 Nëntor 2020, 12:01| Përditesimi: 21 Nëntor 2020, 16:00

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale i ka kërkuar edhe një herë kryedemokratit Lulëzim Basha që të dalë dhe të sqarojë rolin e tij në luftën e Kosovës.

Balla shkruan se dëshmitarë të të masakrave dhe luftëtarë të betejave për liri në Kosovë, drejtojnë gishtin me referenca kohore dhe dëshmi ndaj Bashës ndërkohë që ky i vendit vazhdon t’i fshihet përgjegjësisë morale e publike, duke gënjyer.

"Pse mundohet ta fshehë Lulëzim Basha rolin dhe veprimet e tij si Përgjegjës Operacional në Zyrën e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish‐Jugosllavi në Tiranë gjatë vitit 1999?

Pse nuk sqaron rolin, detyrat funksionale, pjesëmarrjen dhe firmën e tij mbi dokumentet e hetimit të luftëtarëve të UÇK, pse jo dhe përfitimet financiare si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) gjatë viteve 2000-2004?

Nëse Lulezim Basha realisht nuk ka gjë për të fshehur, atëherë të nxjerrë letrat.

Kujtojmë se një ndër masakrat më të mëdha serbe ndaj popullit të Kosovës është ajo e Krushës. E vetmja kasetë filmike e plotë e kësaj masakre, sipas poseduesit të saj Milaim Bellanica i ishte dorëzuar Lulëzim Bashës, në atë kohë Përgjegjës Operacional në Zyrën e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish‐Jugosllavi në Tiranë", shkruan Balla, teksa poston videon e mëposhtme me dëshmitë konkrete.

Në video duket Lulëlzim Basha i cili deklaron se asnjëherë nuk e ka takuar z. Bellanica, ndërkohë që ky i fundit e tregon qartë se si Basha e ka pyetur "kush të paguar ty për këtë incizim". Një tjetër dëshmi është ajo e Latif Gashit, ish komandat i UÇK në zonën e Llapit, i cili thotë se gjatë arrestimit nga UNMIK ka qenë i pranishëm edhe Lulzim Basha.

Edhe dëshmia e gazetarit Bashkim Shala është një tjetër arsye pse Basha duhet të japë sqarime.

Ndërkohë që në videon e publikuar nga z. Balla jepet edhe deklarata  e gazetarit Carlo Bollino i cili shprehet se kryedemokrati Lulzim Basha gënjen kur thotë se nuk e ka takuar Milaim Bellanicën në Kukës. Bollino rrëfeu dy ditë më parë në emisionin 'Open' te Eni Vasili se në fillim të prill të 1999 ka qenë vetë në Kukës si gazetar i agjencisë Italiane të lajmeve ANSA kur ka ndodhur edhe takimi i pretenduar Bellanica -Basha dhe atje ishte edhe zoti Lulzim Basha bashke me një prokuror të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krimet ne ish-Jugosllavi.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ppsh: 21/11/2020 16:16

    Ndaj popullit shqiptar z.balla jo popullit te kosoves ata u masakruan se ishin shqiptar... Pra me habit qe zotrote reagon sot kur kjo ka ndodh para 20 vjetesh ti nuk po mbron shqiptaret e kosoves por thacin ndryshe kete fortune do e kishit ngritur me kohe Nuk me inteteson lul tradhtari sepse eshte ne opozite rrugesh dhe ska pushtet por me intereson partia jote si partriote qe jeni 8 vjet qeveri pse nuk e paditet serbine per gjenocid ndaj shqiptareve (sepse kosova duke mos qene antare ne okb nuk mundet) apo ju prishet minishengeni? Ju keni pushtetin ju jeni perpara pergjegjsise ju duhet te jepni llogari

    Përgjigju
  • Roli Bashes: 21/11/2020 13:41

    Tao o tao tao, roli bashes duhet te jete 1 dhe vetem 1, diten qe do ulet ne karrigen e kryeministrit te zbatoje dite e nate ligjin e te te perballe ty dhe shpurren tuaj me vjedhjen e abuzimet me pushtetin. Ky eshte roli zotit Basha. Sado qe ta intimidoni, fyeni apo perbaltni ai do tju coje nje me nje juve mosntra para ligjit. Ju kane rene ne fund breket jeni bere tragjikomike ne cdo dalje qe beni e tv.

    Përgjigju
  • Sadriu: 21/11/2020 13:35

    Mos u merr me kriminelet e Kosoves zoti Palla, se ate e zgjidh Haga, por shiko se po te zbulohen aferat a pastrimit me Sadri Abazin dhe te duhen leke per zgjedhjet.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 21/11/2020 13:32

    ÇA INILIGJENCE KE TI O TRAP LULI JOT ESHTE KOKE E KEMBE NE SHERBIM TE SERBIT ATA QE DJE DERDHEN GJAKUN PER TE MBROJTUR FAMILJET DHE VENDIN E TYRE SOT NGA LETEAT QE KA BER LULI YT AKUZOHEN PER KRIME LUFTE. SA PER NJERZIT QE PO VDESIN PLASI SYTE SE ÇFAR PO NDODH NE TE GJITH BOTEN SE SA VDEKJE NJERZISH KAN O TRAP

    Përgjigju
  • taulant: 21/11/2020 12:57

    po ik more maskara po vdesin njerez ti thua kaseta akoma politike do beni eshte 2020 sjane njerezit me budallenj mos na e fyeni inteligjencen me

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?