Kronikë

Po i fuste në Shqipëri, kapet në Shkodër me më shumë se 494 mijë euro në makinë 56-vjeçari shqiptar banues në Itali

23 Korrik 2021, 10:08| Përditesimi: 23 Korrik 2021, 10:23

  • Share

SHKODËR- Një 56-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër, pasi në makinë i janë gjetur afër 500 mijë euro të padeklaruara.

Gjatë kontrollit në makinën tip ‘Benz’ të Rudolf Radit, lindur në Tiranë dhe banues në Ancona, Itali, në vijën e dytë, shërbimet e policisë gjetën të fshehura në mjet, 494.785 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 56-vjeçari i kishte fshehur eurot brenda tapicerisë së makinës.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Rudolf Radit, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.  

Nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

1627028083_leke.jpg

1627028091_Sequence03.00000806.Still020.jpg

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 23/07/2021 13:02

    Pse nuk iu bejne analizat per lende narkotike??! Prerjet 20-50 jane vetem prerje nga trafiku i droges!!

    Përgjigju
    • doberman: 23/07/2021 21:19

      pse o shoku djersen tende ka vjedh..

  • Hall i madh: 23/07/2021 10:47

    Te zberthejn policet gjith makinat qe hyjn ne shqiperi ne ver , me aq lek sa kapin lajn gjith borxhin qe kemi.

    Përgjigju
    • Bleid: 24/07/2021 18:36

      Po ik o shok ca te duhet ty mbulki hallet e tua vet jo me inat ndaj tjetrit ti po je i zoti ik bej sa beri ai

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?