Foto ilustruese

Kronikë

Po i vinte flakën makinës së tij në Tapizë, arrestohet 39-vjeçari! Iu gjet dhe një fenelinë policie

15 Janar 2021, 09:41| Përditesimi: 15 Janar 2021, 09:43

  • Share

TIRANË- Një 39-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke djegur automjetin e tij, tip ‘Nissan’. Referuar burimeve zyrtare në pranga ka rënë R. A., 39 vjeç, banues në Krujë.

Ai është arrestuar pasi në fshatin Tapizë, Krujë, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin "Nissan". Sipas policisë, i riu ishte në gjendje të dehur, megjithatë vijojnë hetime.

Nga kontrolli, rezultoi se në makinë iu gjet edhe një fenelinë policie që e mbante pa lejen e autoriteteve përkatëse.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 39 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin Tapizë, Krujë, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin "Nissan" në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit në automjet iu gjet një fenelinë policie që e mbante pa lejen e autoriteteve përkatëse”, njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?