'Po iki, mund të mos kthehem më', del amaneti i fundit i Berlusconit: 53% të Fininvest i takojnë dy fëmijëve të parë, nga 100 mln euro partneres e vëllait

6 Korrik 2023, 10:21| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 14:52

  • Share

“Të dashur Marina, Pier Silvio, Barbara dhe Eleonora, po shkoj në San Raffaele, nëse nuk kthehem, kini parasysh sa vijon”.

Me këto fjalë, të shkruara me dorën e tij, 4 herë ish-Kryeministri i Italisë dhe një prej njerëzve më të pasur të këtij vendi, Silvio Berlusconi la ‘amanetin’ e fundit në testamentin e tij.

5 fëmijët e tij, bashkëjetuesja e momenteve të fundit, vëllai por edhe këshilltari i tij kryesor nuk janë lënë në harresë nga ‘Kavalieri.

Dy fëmijët e parëlindur të Berlusconit, Pier Silvio dhe Marina Berlusconi, marrin pjesën më të madhe të kompanisë më të rëndësishme të miliarderit, Fininvest. Të dy së bashku arrijnë 53% të grupit me kuota të barabarta.

100 milionë euro Silvio Berlusconi i ka lënë për Marta Faschina, e cila edhe pse nuk ishte martuar më të zyrtarisht ishte partnerja e tij deri në fund. Po 100 milionë nga pasurua e ‘Kavalierit’ do t’i kalojnë vëllait të tij Paolo Berlusconi , ndërsa 30 milionë shkojnë për Marcello Dell'Utri, këshilltari i tij më i besuasr.

"Për të mirët që i doja dhe për ata që më donin", ka shkruar Berlusconi në letrën që i referohej amanetit për 3 personat e tij të zemrës. Teksti gjendet në një zarf të pavulosur, i shkruar në vilën e tij në Arcore me 19 janar 2022 me mbishkrimin për fëmijët e mi. Gjithsej pesëmbëdhjetë rreshta.

Ndërsa vendimi për Fininvest dhe pjesën tjetër të perandorisë financiare ishte marrë tashmë në vitin 2006 , kur Silvio Berlusconi e shkroi testamentin e tij me dorë.

"Aksionet e disponueshme ua lë në pjesë të barabarta fëmijëve të mi Marina dhe Pier Silvio. Të gjithë pjesën tjetër ua lë në pjesë të barabarta 5 fëmijëve të mi Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi".

Në vitin 2020 ai shtoi dispozitat në favor të vëllait të tij. Ai është kujdesuar që askujt të mos i lërë dorë të vetme kontrolli mbi Fininvest.

4 herë Kryeministri i Italisë, i zgjedhur në 7 legjislatura parlamentare, biznesmen miliarder, manjat dhe revolucionar i medias, Silvi Berlusconi u nda nga jeta më 12 qershor në moshën 86 vjeçare. Me të përfundoi një pjesë e rëndësishme e historisë së Italisë moderne. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?