Po ikin një e nga një, kolosët e artit skenik, po ikin, ata që ngritën nga themelet dhe zhvilluan në Shqipëri, teatrin, filmin, kinemanë, regjisurën, skenografinë, muzikën,… Po ikin një e nga një aktorët tanë të dashur, artistët me të cilët jemi rritur, jemi formuar, jemi shkolluar dhe kemi marrë prej tyre veç mesazhe drite dhe jete.
Po ikin një e nga një, ata që na dhanë dashuri dhe leksione të njerëzishme, përmes lojës dhe aktrimit të tyre. Po ikin, ata që lanë pas gjurmë të pashlyeshme që lanë pas një pasuri të paçmuar për ne, dhe brezat që do të vijnë. Ata do të mbeten përjetësisht, në panteonin e pavdeksisë, do të jenë burim vlerash njerësore dhe artistike, për studentët e ardhshëm të rrugës skenike.
Edhe i madhi Rikard Ljarja, ishte dhe do të mbetet një prej tyre, ishte dhe do të mbetet kollozi i skenës, teatrit dhe filmit, artisti me të cilin u rritëm, njeriu i dhjetëra e dhjetëra roleve dhe personazheve, që përjetësuan emrin e tij në thesarin e artistëve të Shqipërisë. Iku ashtu pa zhurmë, nga banesa e tij modeste, njeriu i thjeshtë, miku i mirë dhe artisti i pavdeksisë. Iku shkodrani, që qytetarinë dhe kulturën e kishte trashëgiminë e familjes.
Vinte nga një familje e vjetër shkodrane, me një baba të shkolluar jashtë, që zgjodhi, jo të shijonte emancipimin vjenez, por realitetin e trishtë të Shqipërisë, të atyre viteve. Gjurmët që do të linte babai i tij Karl Ljarja në 'Normalen e Elbasanit' si profesor (vitet 1928-1929) dhe pastaj si nëndrejtor i saj, si dhe për pak vite në arsimin e Gjirokastrës, do t'i trashëgonte Rikardi vite më vonë në fushën e artit skenik, duke e nisur nga Shkodra. Rikardi, u bë pjesë e artit, qysh kur ishte me “pantallona të shkurtra”, qysh fëmijë, kur nisi të mësonte veglat muzikore, duke u rritur si një aktor profesionist, dhe artist i ardhshëm.
Ai ishte dhe mbeti deri në fund i thjeshtë, ndaj dhe ishte kolos i pavdekshëm i artit skenik. Po na ikin artistët, gurët e çmuar të gjerdanit kulturor të këtij vendi, një e nga një ata po largohen nga kjo jetë, për t’ju bashkuar pavdeksisë, duke lënë pas emrin, veprën, mesazhet dhe jehonën e tyre.
Mes lotësh, ata përcillen jo vetëm nga kolegët e plakur, me të cilët kaluan dekada në sheshe xhirimi, por edhe nga qindra e mijëra shqiptarë, që edhe pse në kushte të tilla, ndajnë me familjarët dhimbjen kur marrin lajmin e kobshëm. Rikardi i madh i filmit, e ka siguruar pavdeksinë me veprën e tij, ndaj na mbetet t'i themi, lamtumirë …..tema
JO vetem ishin kolos,po na iken artist shpirteror te popullit.Kjo ishte "shkolla artistike" e kohes se komunizmit,nga e cila doli edhe Rikardi, shkolle te cilen fatkeqesisht vetem shqiptaret e quajne "Kohe diktature" apo kryeqeveritarin e saje, Enverin e quajne"diktator",Shkolla e gjitha lemive shkencore,jo vetem kjo e artit,ishte vertete sistem shkollor shqiptar qe ne asnje kohe apo vend dhe ne ansje rrethane tjeter, nuk ishte e nivelit aq te larte shkencor dhe artistic.
PërgjigjuRespekte per punen qe ka bere i ndjeri,por me e quajt "kolos" me duket e tepert,per kedo qe jetoi dhe punoi ne kohe te komunizmit... Nese vertet do kishim nga ata njerez te ashtuquajtuur Kolose nder vite,sot nuk do duhej te flisnim per Rama a Bashe a perciverci.... Ku ishin keta kolose kur u ndryshua sistemi? Cfare ndihme intelektuale dhane keta Kolose? Pse nuk e udhehoqen popullin tone ne dite te veshtira? Pse i quan kolose zoteri?
PërgjigjuOre Durresi, keta jane kolose me plot kuptimin e fjales sepse keta ishin edukatoret e vertete dhe jo partia komuniste apo politikanet. Koloset e vertete te nje shoqerie jane padiskutim arsimtaret qe pergatisin brezat, dhe artistet qe japin mesazhet qe duhet te kete nje shoqeri me norma. Kurse per ate qe thua ti ku ishin keta kur u ndryshua sistemi, une po te pergjigjem me nje proverbe. “U ulen malet dhe u ngriten halet”! Dmth duke nisur nga Saliu qe ishte i pari i kesaj katrahure e te tjeret qe erdhen me pas ishin halet qe na kane sjelle ne kete gjendje qe nuk po ngrihemi dot.
Keto jane Njerezit e Vertete qe padrejtesisht jetojne kaq pak. Per ta DUHET te kishte nje standart tjeter nga ai i dykembeshave mjerane qe gjallojne e mbushin sheshet e trotuaret... ATA DUHET TE JETOJNE TE PAKTEN 150 VJET! Do te jesh i paharruar ne mendjet dhe zemrat tona. Te Shkofte Shpirti Ne Parajse, Se Atje E Ke Vendin. I Paharruar Kujtimi Yt!
PërgjigjuNgushellime per Rikardin e Madh.... po ikin kollozet por di i behet per Bajlozet (Berishen)?
PërgjigjuI madh Rikardi... I dashur... Njerëzor...fytyra dhe imazhi i një njeriu që nuk është marr me vogëlsira, banalitete dhe Konflikte të turpshme në këtë. Këto njerëz si ai populli i do dhe respekton pafund !!!Meriton mirënjohje dhe respekt të përjetshëm !!!
Përgjigju