Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar në mediat online se një platformë e quajtur TXEX po godet qytetarët shqiptarë duke zhdukur miliona dollarë përmes një skeme të sofistikuar mashtrimi.
Braçe ngre alarmin dhe thotë se edhe vetë ka marrë ankesë nga një sipërmarrës lidhur me raste të prekura në Divjakë dhe se e kishte referuar këtë në polici. Vetëm në Divjakë, thotë deputeti, mund të ketë mbi 1 mijë persona të prekur dhe paralajmëron se po mashtrohen edhe njerëz në Lushnje.
“Dy muaj më parë një sipërmarrës më vuri në dijeni, ai nisur nga çpo dëgjonte prej njerëzve të ndryshëm në Divjakë. Jam munduar t’i them kujt kam mundur në Divjakë të dalë sa më shpejt nga kjo skemë piramidale apo të mos hyjë në të. Ia kam komunikuar policisë dhe dua shumë të besoj e kam besimin që po bën gjënë e duhur”, shkruanBraçe.
Ai apelon qytetarët që të dalin urgjentisht nga kjo platformë mashtruese dhe të bëjnë denoncim në polici.
“Sot, kur skema mund të ketë përfshirë mbi 1000 persona vetëm në Divjakë brenda e po hyn në Lushnje, dua ta përsëris apelin publikisht jo më individualisht. Dilni sa më shpejt nga kjo piramidë dhe denonconi në policinë e shtetit, dorëzoni atje telefonin tuaj që hetuesit të kenë mundësi të ndjekin përgjejgësit përmes rrjedhjes së parave”, shton deputeti.
Sipas raportimeve, TXEX paraqitet si aplikacion investimi në kriptovaluta, por në fakt është një mashtrim përmes rrjeteve sociale dhe platformave si Telegram, Signal e WhatsApp. Skema nis me reklama të rreme dhe “grupe investimi” ku shfaqen fitime të fabrikuara.
Fillimisht kërkohet të investohen shuma të vogla përmes platformave legjitime, por më pas fondet kalohen në TXEX. Aty “fitimet” rriten fiktivisht, ndërsa për tërheqje kërkohet një tarifë prej 400 dollarësh. Përveç humbjes së parave, qytetarët kanë dorëzuar edhe dokumente personale, duke rritur rrezikun e abuzimit me të dhënat.
Reagimi i plotë:
TANI JANE ONLINE, NE CDO TELEFON!
PO JU GRABISIN!
KJO-TXEX ME E MADHJA!
KAM DY MUAJ QE MERREM ME KETE;
#DIVJAKA ESHTE ARSYEJA-PERFSHIRJA KETU, NISUR NGA NUMRI I VOGEL I POPULLSISE ESHTE I TMERRSHEM!
Dy muaj me pare nje sipermarres me vuri ne dijeni, ai nisur nga cpo degjonte prej njerezve te ndryshem ne Divjake;
Jam munduar ti them kujt kam mundur ne Divjake te dale sa me shpejt nga kjo SKEME PIRAMIDALE apo te MOS HYJE NE TE;
Ja kam komunikuar POLICISE dhe dua shume te besoj e kam besim qe po ben gjene e duhur!
SOT, KUR SKEMA MUND TE KETE PERFSHIRE MBI 1000 PERSONA VETEM NE DIVJAKE BRENDA E PO HYN NE LUSHNJE, DUA TA PERSERIS APELIN PUBLIKISHT-JO ME INDIVIDUALISHT:
DILNI SA ME SHPEJT NGA KJO PIRAMIDE DHE DENONCONI NE POLICINE E SHTETIT-DOREZONI ATJE TELEFONIN TUAJ QE HETUESIT TE KENE MUNDESI TE NDJEKIN PERGJEGJESIT PERMES RRJEDHES SE PARAVE;
PER KE ESHTE JASHTE SKEME E PO JOSHET TE HYJE;
MOS HYR ATY, DO TE GRABISIN; TI I KE PARA MUNDI E DJERSE, PUNE TE FORTE E TE LODHSHME ME TOKEN;
MOS UA JEP GRABITESVE!
Postimi i Braçes
Komente

njerez qe se kane haberin nga gjerat me bazike papritur "investojne online", normalisht duhet pare me thelle, keto mund te jene parate e pista qe "investohen" https://moneysmart.gov.au/check-and-report-scams/investor-alert-list#!tx-exchange-txex-com-txex-fun-txex-ws-and-txex-one--2931
Përgjigjuo nene moj, 1000 veta ne Divjake vetem, tipike shqiptare, inteligjenca 0, ne fakt mire tu behet
PërgjigjuDeri sa nuk kanë zënë mend nga piramidat le ti humbasin në të somës shkofshin.
Përgjigju