Sport

Po këndohej himni i Hungarisë, tifozi gjerman ‘pushton’ fushën me flamurin e LGBT-së

23 Qershor 2021, 21:51| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 21:52

  • Share

Një mysfir i paftuar me flamurin e LGBTS-së ka ‘pushtuar’ sonte fushën në stadiumin ‘Allianz Arena’ të Mynihut në momentin kur po ekzekutohej himni i Hungarisë, që po luan kundër Gjermanisë për ‘Euro 2020’.

Personi që hyri në fushë parakaloi para futbollistëve të Hungarisë, duke përcjell një mesazh për politikanët e këtij vendi. Kjo pasi pak ditë më parë parlamenti hungarez miratoi një ligj që nuk lejon ndërruimin e gjinisë.

Për këtë arsye Gjermania kishte kërkuar që stadium ‘Allianz Arena’ të ngjyrosej me ngjyrat e flamurit të LGBT-së para se të niste ndeshja, por ky organizimin nuk gjeti mbështetjen e UEFA-s, që e cilësoi si politike këtë akt.

Për këtë arsye Gjermania duket se e ka gjetur një alternative me personin që hyri në fushë, por që u largua shpejt nga rojet e sigurisë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?