Foto ilustruese nga Inceneratori i Elbasanit

'Po kërcënohet nga mafia e plehrave'/ Administrjatorja e inceneratorit të Elbasanit-Bashës: I vetmi që po më ushtron presion je ti Lulëzim! Jam hetuar dhe jam shpallur e pafajshme

27 Tetor 2020, 18:21| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 18:23

  • Share

TIRANË- Stela Gugallja, administratorja e inceneratorit të Elbasanit ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të PD-së, Lulzim Basha se është kërcënuar nga "mafia e mbeturinave".

Në reagimin zyrtar, ajo thotë se as nuk është kërcënuar dhe as nuk është shantazhuar nga askush dhe se i vetmi që e ka vënë në presion është vetë Lulzim Basha. Ajo vë theksin se prokuroria e ka hetuar më herët dhe është shpallur e pafajshme.

"U njoha sot me deklaratën e radhës së zotit Lulëzim Basha, sipas të cilës jam vënë nën presion nga  mafia e plehrave. Në respekt të familjes time dhe opinionit publik sqaroj se, nuk jam dhe nuk ndihem për asnjë moment e kërcënuar apo e shantazhuar nga askush. Në jetën e biznesit dhe jashtë saj nuk jam përfshirë në asnjë veprimtari të paligjshme që të më bëjë objekt shantazhi apo kërcënimi.

"I vetmi që më ka vënë nën presion dhe më shantazhon është zoti Lulëzim Basha dhe njerëz rreth tij. Prej kohësh jam vënë nën sulme politike nga Partia Demokratike, në të cilën unë dhe familja ime kemi aderuar si anëtarë që në lindjen e saj, duke e mbeshtetur prej viteve 90.  

Meqënëse emri im është  bërë publik dhe lidhet me kompaninë “Albtek-Energy” shpk ku unë jam ortake  e vetme dhe administratore e shoqërisë sqaroj se, Prokuroria  Elbasanit në datë 26.05.2017 ka filluar një hetim penal, për vepra penale si, ”Korrupsion pasiv”, “Korrupsion  aktiv”, “Shpërdorim  detyre”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Moskryerje të detyrave nga organet tatmore”. Prokuroria pasi ka zhvilluar hetime rreth 8 muaj, ka konkluduar që në aktivitetin tim dhe të personave të tjerë, si dhe shoqërisë “Albtek-Energy” nuk ka element të veprave penale, për të cilat kishte regjistruar procedimin penal dhe i ka kërkuar Gjykatës Elbasan, pushimin e çështjes. Gjykata e Rrethit Elbasan me vendimin  nr 2609,  dt.11.01.2018, ka vendosur të Pushojë çështjen penale ndaj meje dhe disa personave tjerë, pasi ka konstatuar se nuk ka element të asnjë vepre penale. Bashkëlidhur vendimi i formës së prerë", shkruan Gugallja.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labinot: 27/10/2020 21:41

    Po cfare je hetuar apo nga nje kallzim anonim dhe vendim mos fillimi per shakak procedure si Lulushi per rrugen e kombit. Ju jeni te gjithe bande hajdutesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?