Ambasada e SHBA në Tiranë

Sociale

Doni të shkoni në SHBA? Ja këshillat e rëndësishme të ambasadës për çiftet e martuara dhe të fejuar

21 Qershor 2018, 09:37| Përditesimi: 21 Qershor 2018, 10:11

  • Share

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë çiftet e martuara, që janë të interesuar për t’u pajisur me viza për në SHBA.

Në një postim në ‘Facebook’, ambasada e SHBA sqaron se kategoria e vizës për çiftet e martuara është e ndryshme nga kategoria e vizës për çiftet e fejuara, ndërsa jep disa këshilla të vlefshme, duke sqaruar dhe kohëzgjatjen e procedurave.

Ambasada sqaron se viza për çiftet e fejuara është më e shpejtë, por ka disa procedura pasi hyn në SHBA. Ndërsa koha e përafërt e udhëtimit për të fejuarit është 9 muaj, kur për të martuarit është 18 muaj.

Mali i Dajtit është i mrekullueshëm. Kenny dhe unë u ngjitëm fundjavën e kaluar. Takuam njerëz interesantë përgjatë rrugës dhe disa çifte të dashuruarish na pyetën për procesin e vizave. Ja këshilla ime: Kategoria e vizës për çiftet e martuara është e ndryshme nga kategoria e vizës për çiftet e fejuara. Cila është e duhura për ju?

Ambasada e SHBA


(Postimi i ambasadës amerikane)

Komento

Komente

  • Kafsha: 21/06/2018 10:36

    Hamall I e hamallit Hamallit Hamallin Prej hamallit O hamall !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?