Në kuadër të lirimit të hapësirave publike, Kryeministri Edi Rama ka çtensionuar situatën përmes një postimi në Facebook.
Kreu i qeverisë ka publikuar foton e një lokali në Londër të Britanisë, ku duken shtesat që kanë bllokuar trotuarin.
“Nuk e di a e kanë vërtetë shqipot këtë lokalin me shtesa mbi trotuar në Londër, po qesha shumë kur ma çuan dhe po e ndaj me ju për pak humor”, ka shkruar Kryeministri.
Gjithsesi, duhet theksuar fakti që nuk dihet origjinaliteti i kësaj fotografie.
Komento
Komente

humor tipik anglez
Përgjigju