Me urdhër të Edi Ramës, prej disa ditësh ka nisur një aksion kundër paligjshmërisë në vend, kryesisht pë rata që kanë zënë trotuaret.
Por, për vite me radhë, në Tiranë qytetarët përballen me një problem të madh: Me ata që kanë zaptuar rrugët.
E bëjnë me çdo mënyrë, me bidona, hekura, apo tashmë edhe me llogore a thua jemi në luftë, si në foton e shkrimit, të shkrepur në një rrugë në Yzberisht.
Disa e bëjnë se marrin para, disa të tjerë i zënë parkimet publike me këto mënyra, për të parkuar kur të kthehen nga punët e tyre.
Dhe të guxojë kush t’ua heqë, se o do plasë grushti, o do e gjëjë makinën e gërvishtur.
Komente

Bashkia me ne krye lali fikun qe i keni bere elozhe, shikoni dhe parkimet ne rruge P, parkojne ata qe shesin makina i kane bllokuar prej vitesh, u japin ndonje kafe policiva bashkiake.
PërgjigjuFaktikisht rezidentet duhet kene te drejte ekskluzive per disa venparkime te caktuara. Gjithashtu parkimi ne disa hapesira bllokon ose eklipson hyrjen e disa bizneseve keshtu qe kam pare njerez te vendosin gure per te mos lejuar parkimin. Ne cdo rast shteti duhet te formalizoje situaten duke shtuar sinjalistike perkatese ne cdo rruge dhe hapesire.
Përgjigju