Opinion

Po kontrollorin kush e ruan?

7 Prill 2021, 23:33| Përditesimi: 7 Prill 2021, 23:36

  • Share

4 000 $ janë vërtet pak për dikë që ruan trafikun ne qiell! Po 67.200 lekë për dikë që ruan edhe atë që ruan trafikun e qiellit! Si ju duken?

U bëra kureshtar sot edhe pyeta sa është paga e komisarit të policisë në Rinas. Merr diku tek 645 dollarë. Me 645 dollarë punon 8 orë por edhe shpesh pa orë. Me telefon në vesh edhe kur fle.

A duhet të bëhemi pak njerëzor? Në fakt fajin e ka shteti, e ka Këshilli Mbikëqyrës i këtij institucioni shtetëror (Albcontrol). Mos e harroni!!!

Banka Shqipërisë kishte të tilla e më të larta paga. Por plasi tek skandali vjedhjes. Politika majtas djathtas anash është në listën e 60 punonjësve të stresuar!

E dini se ata kanë transport, ushqim, paga, dieta, salla me vidiogame, ambiente relaksi, sigurim shëndetësor. Thonë nuk marrin para nga taksat. Po gjë e mirë. Po qiellin kush ja fali Albcontrol apo dikur Anta!

Ata kanë të drejtat e tyre, drejtësia mbase vendos. Gjykata ose  një hetim. Po e mbyll me bisedën e një shqiptari normal. A mo Arsen, janë stresuar se s'kanë ku i prishin as 2000 dollarë që marrin.

Paçi fat çuna e goca, por s'di në qoftë se në trajnimet europiane keni mësuar se si mund të lesh avionët në ajër!

Shënim: Ky qëndrim është pro protestës dhe sindikalizmit. Kundër shantazhit, trajtimit të plaçkës, ose monopolit. A thua dinë vetëm këtë punë këta?

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?