Foto iluestruese

Po krasiste pemët, rrëzohet dhe humb jetën punonjësi i bashkisë në Peqin

19 Shkurt, 10:41| Përditesimi: 19 Shkurt, 10:56

  • Share

PEQIN- Një punonjës i bashkisë së Peqinit ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht nga pema, gjatë momentit kur po i krasiste.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm (19 shkurt) kur Faik Rronci, 58 vjeç, banues në Peqin, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen "Xhami", është rrëzuar aksidentalisht.

Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/02/2024 01:50

    Tek ne, kur krasitin ose presin pemet marrin makina me vinc-/kova/ per personin qe ben punen,nuk shikon njeri te ngjitet ne peme dhe te krasise pemet me metoda si te shek XIX,kurse per pemet gjigande kur i presin ,kane vinca super te larte qe jane vetem per ate pune,i lidhin pemet me kavo siper dhe i presin poshte me sharre elektrike.Lidhja me kavo ben qe pas prerjes pemet te ngrihen pezull lart ne ajer me vinc dhe jo te bien poshte qe do te ishte dicka e natyrshme ne pyll,por e pamundur ne qytet,per arsye qe kuptohen dhe pas kesaj trungjet ngarkohen ne kamione kur jane te trashe,ose i grijne kur jane te holle se bashku me deget ne makineri speciale qe shoqerojne te gjitha makinerite e makinat e prerjes e krasitjes se pemeve.Shteti dhe bashkite shqiptare duhet te investojne e blejne makineri te tilla qe te evitohen aksidente e tragjedi te tilla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?