Gerti dhe Jori

VIP & Spektakël

Po krijohet çift i ri brenda shtëpisë së Big Brother? Jori ngacmon Gertin, ai e merr në krahë dhe e çon në krevat

8 Prill 2023, 09:39| Përditesimi: 8 Prill 2023, 09:43

  • Share

Një çift i ri po formohet brenda Big Brother VIP? Në rrjete sociale qarkullojnë disa video të shkurtra të dyshes Jori-Gerti pasi modelja Jori Delli e teproi me sasinë e alkoolit në ‘Pyjama Party’ me vajzat, shkoi në kuzhinë ku ndodhej Gert Koxha dhe nisi ta ngacmonte me pupël.

Duke qenë se nuk po ia largonte dot puplën, Gerti e mori Jorin në krah dhe e çoi në krevat që të pushonte. Por modelja u ngrit sërish, dhe iu hodh në qafë Gertit por ata u përplasën me disa shishe që ishin në tavolinë ndaj Jori u lëndua.

Qetsori bashkë me Ronaldon ia fashuan këmbën ndërsa Gerti vijoi të kujdesej për të dhe e masazhoi në shpinë që ta zinte gjumi sa më të relaksuar.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?